Dafina Zeqiri publikon imazhe të reja nga xhirimet e videoklipit me Mozzikun

Mediale Vip

Dafina Zeqiri publikon imazhe të reja nga xhirimet e videoklipit me Mozzikun

Më: 12 tetor 2023 Në ora: 12:36
Dafina Zeqiri

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri është ndër emrat më të komentuar të estradës.

Ajo përveç që është në qendër të vëmendjes për projektet muzikore e që priten mirë nga publikuar, artistja zgjon kureshtje edhe me postimet që bën në rrjetet sociale.

E njohur edhe për linjat e mrekullueshme të trupit, Dafina shpesh herë ndan foto në të cilat fokusi është tek fiziku u saj.

Image
Dafina Zeqiri

Teksa po përgatitet për lansimin e këngës me reperin Mozzik, 34-vjeçare ka ndarë imazhe të reja të shkëputura nga xhirimet e videoklipit.

Autorja e “Kaje” shihet e veshur me një palë sytjena, pantallona të gjerë dhe një xhaketë, bashkë me një palë këpucë me taka, ndërsa vë në pah format joshëse.

Foto u realizuan në një supermarket, teksa në disa prej fotografive shihet edhe në shoqëri të Mozzikut.

“Drama, pahiri”, ka shkruar Dafina për të njoftuar edhe një herë se kënga lansohet sot (e enjte, në ora 18:00).

Ndërkohë, përveç në karrierë zhvillime ka patur edhe në jetën personale të këngëtares, pas ndarjes nga DJ Geek, ajo tashmë ka nisur një lidhje të reja dashurie e të cilën e ka bërë publike edhe në

Instagram, duke ndarë imazhe të ndryshme përkrah partnerit të ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat