Modelja Fjoralba Dizdari jep mesazhin e fortë

Mediale Vip

Modelja Fjoralba Dizdari jep mesazhin e fortë

Më: 14 tetor 2023 Në ora: 22:04
Fjoralba Dizdari

Fjoralba Dizdari ka lanë pas karrierën në modeling, për t’iu përkushtuar televizionit dhe politikës.

Në një intervistë për “S’e Luan Topi” me Erjona Rusin, Fjoralba u shpreh se e bën me dëshirë angazhimin në politikë, por theksoi se është vendi ku ka hasur më shumë probleme. Sipas saj, një vajzë në politikë paragjykohet më shumë se kudo tjetër.

“Në politikë jam ndjerë më e paragjykuar. Shumë më e paragjykuar, pa diskutim. Duhet të punoj më shumë që të tregoj që unë vlej, që unë shkruaj, që kam një bosht timin”.

E pyetur nëse ka ambicie për më tej në politikë, Fjoralba u shpreh me hezitim, duke dhënë më pas një mesazh për politikën dhe politikanët shqiptarë.

“Nuk di të them nëse kam ambicie për më tej, sepse unë kam një mesazh për politikën. Për politikën në përgjithësi, jo vetëm për Partinë Demokratike. Të ndalojnë së bëri pis çdo gjë që prekin. Se qytetarët kanë nevojë për ata që kemi zgjedhur ne dhe jo për këta që zihen në parlament, por për të dhënë një dorë për shqiptarët që të mos jenë më të varfër”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat