Dhurata Dora shfaqet joshëse dhe me shumë stil në imazhet e reja

Mediale Vip

Dhurata Dora shfaqet joshëse dhe me shumë stil në imazhet e reja

Më: 15 nëntor 2023 Në ora: 07:44
Dhurata Dora

Këngëtarja e njohur, Dhurata Dora ka sjellur disa imazhe të reja për fansat e saj në Instagram.

Ajo shfrytëzoi llogarinë e saj në Instagram për të postuar fotot në të cilat dukej në formë të mrekullueshme.

Autorja e “Harrom” pozoi e veshur me një bluzë të bardhë me mbishkrim të kuq, që e përshtati me një mini-fund ngjyrë gri.

Dukja e saj plot stil u kompletua me një palë geta me vrima dhe çizme të gjata me ngjyrë të kuqe.

Dhurata dukej tejet joshëse, ndërsa në kolazhin e postimit përfshiu edhe një me mikeshën e saj të ngushtë, ish-partneren e Ledri Vulës, Sara Hoxha.

Image
Dhurata Dora dhe Sara Hoxha

Natyrisht, të shumta ishin pëlqimet dhe komentet nga ana e fansave të saj sipër postimit.

Ndryshe, theksojmë që kënga e fundit e Dhuratës u publikua muaj më parë dhe ishte në bashkëpunim me RAF Camora “Palma”.

Në postime të ndryshme në rrjete sociale, Dhurata ka njoftuar se aktualisht po punon për projekt të reja që pritet të vijnë shumë shpejt për publikun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat