Alby: Gjithmonë në jetë më kanë shfrytëzuar, si në shoqëri - ashtu edhe në dashuri

Mediale Vip

Alby: Gjithmonë në jetë më kanë shfrytëzuar, si në shoqëri - ashtu edhe në dashuri

Më: 16 dhjetor 2023 Në ora: 09:21
Alby

Gjatë spektaklit ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova është transmetuar një video material me protagonist kryesor Lumbardhin dhe Kaderin.

Përgjatë periudhës kur po transmetohej video materiali, Alby jepte mimika interesante të fytyrës – dhe më pas, ajo edhe e komentoi klipin.

“Lidhja me Lumin si shoqëri më ka pëlqyer që në fillim, ia kam thënë edhe atij. Në qoftë se jam distancuar, është thjesht nga bota jashtë, sepse gjithë jetën si në shoqëri si në dashuri më kanë shfrytëzuar gjithmonë, edhe gjithmonë jam më lëndu, dhe njëjtë ndodhi edhe me Lumin”, ka thënë ajo.

“Ia kam dhënë kohën të njihet me Kaderin, sepse nuk dua t’ju pengoj”, ka shtuar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat