Vajza e Snoop Dogg-ut qau pasi pësoi goditje në tru në moshën 24-vjeçare

Mediale Vip

Vajza e Snoop Dogg-ut qau pasi pësoi goditje në tru në moshën 24-vjeçare

Më: 19 janar 2024 Në ora: 16:36
Snoop Dogg-u dhe vajza e tij

Cori Broadus, vajza e reperit Snoop Dogg, ka thënë se kishte shpërthyer në lot kur mjekët i thanë se kishte pësuar një “infarkt të rëndë” në moshën 24-vjeçare.

Broadus ndau lajmin me një foto të saj të shtrirë në një shtrat spitali në një Instastory të enjten, për 657 mijë ndjekësit e saj.

Ajo komentoi: “Kam pasur një goditje të rëndë këtë mëngjes. Fillova të shpërtheja duke qarë kur më thanë. Unë jam vetëm 24 vjeçe. Çfarë kam bërë në të kaluarën time për të merituar gjithë këtë?”.

Mjekët ndonjëherë i referohen goditjes në tru si një sulm në zemër për trurin. Ndodh kur ndalohet furnizimi me gjak në tru.

Duke iu përgjigjur miqve që i dërguan urimet në Instagram, Broadus postoi: “J dua, ju dua”.

Muzikanti dhe sipërmarrësi Snoop Dogg, emri i vërtetë i të cilit është Calvin Cordozar Broadus Jr, ka gjithashtu dy djem, Corde dhe Cordell, me gruan e tij Shante.

Reperi fitoi famë pas publikimit të albumit të tij debutues të vitit 1993, Doggystyle – i cili u prodhua nga Dr Dre.

Ai përmbante këngë hite si Gin & Juice, Doggy Dogg World, Murder Was The Case dhe Who Am I?

Ai është gjithashtu i njohur për hite të tilla si Sweat, Drop It Like It’s Hot dhe Signs – një bashkëpunim me Justin Timberlake.

Vajza e tij Cori është këngëtare më vete që performon me emrin CHOC. Ajo ka ofruar vokal si mysafire në disa nga këngët e babait të saj dhe vitin e kaluar publikoi këngën 4am.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat