Zbulohet kush është partnerja e Albi Nakos

Mediale Vip

Zbulohet kush është partnerja e Albi Nakos

Më: 27 janar 2024 Në ora: 19:17
Albi Nako

Në një intervistë për "Big Brother VIP Fan Club", para hyrjes në format, Albi Nako zbuloi se është në një lidhje me një balerinë. Duke mos zbuluar emrin e saj, ai tha se është nga Shkodra dhe bashkëjetojnë. I pyetur për bisedën e fundit me të, Albi u përgjigj: “Më tha fli me kë të duash”, por shtoi se edhe po të ishte beqar, nuk do të krijonte romancë në shtëpinë e “Big Brother VIP 3”.

Por, kush është partnerja e Albit?

Ndonëse vetë çifti ka preferuar që ta mbajë këtë histori sa më diskrete, “Panorama Plus” shkruan se dyshja shfaqet kudo në shoqërinë e njëri-tjetrit, duke konfirmuar kështu se kjo histori tashmë është e konsoliduar.

Partnerja e Albit quhet Dori, dhe është disa vite më e re se koreografi. Dori dhe Albi nuk janë vetëm partnerë në jetë, por edhe në skenë, pasi të dy punojnë së bashku në akademinë e kërcimit që Albi drejton, por edhe në projektet e tjera që koreografi merr përsipër.

Dori është një emër i njohur që rrethin e balerinëve, duke u bërë e famshme edhe për këtë histori, që zgjat prej 4 vitesh.

Në rrjetet sociale të të dyve, mungojnë postimet si çift, por shihet në çdo detaj bashkëpunimi i ngushtë që dyshja ka në karrierat e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat