Pritjes i erdhi fundi, sonte finalja e madhe e BBVK2

Mediale Vip

Pritjes i erdhi fundi, sonte finalja e madhe e BBVK2

Më: 2 shkurt 2024 Në ora: 09:53
BBVK2

Edicionit të dytë të realityshow Big Brother Vip Kosova po i vjen fundi. Edhe pak orë na ndajnë nga mbrëmja ku do të mësohet fituesi ose fituesja.

Në garë janë ish-konkurentja e Për’puthen Shqipe Hysenaj, këngëtari Blerando si dhe trangjinorja Edona James.

Plot 103 ditë qëndrimi banorët kanë sfiduar vetëveten përtej limiteve të tyre duke debatuar, argëtuar e përjetuar emocione të ndryshme në garë për çmimin e madh.

Nën moderimin e Alaudin Hamitit dhe Jonida Vokshit, këtë të premte në mbrëmje do të mësohet dhe emri i fituesit të edicionit të dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat