Miley s’pi më marihuanë

Mediale Vip

Miley s’pi më marihuanë

Më: 14 maj 2017 Në ora: 06:21
Miley Cyrus

Miley Cyrus kohëve të fundit zbuloi se pse ajo ndaloi pirjen e marihuanës dhe tani ka folur edhe për mënyrën se si jeta e saj ka ndryshuar që atëherë.

Këngëtarja 24-vjeçare foli në një intervistë gjatë vizitës së saj në studiot SiriusXM në Los Angeles.

“Në atë pikë ishin tri javë, tani janë nëntë ose dhjetë më duket”, tha Miley.

“Gjithkush gjithnjë më godet. Shumë njerëz erdhën tek unë dhe më kanë pyetur nëse kam nevojë për ndihmë, por unë kam thënë se kur dua diçka, mund ta bëj. Çdo gjë që unë dua ta bëj, nëse dua të ndaloj diçka ose të filloi, mund ta bëj”.

“Është shumë e çuditshme”, tha Miley për mënyrën se si jeta ka ndryshuar.

“Kam shumë energji. Unë jam një person shumë obsesiv, për të cilin duhet të punoj, por gjithashtu ndihmon në pozicionin tim të jetë paksa obsesiv, sepse atëherë unë mund të bëj gjëra dhe të sigurohem se është e përsosur”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat