Floriana Garo tregon arysen pse nuk ka miq në Tv Klan

Mediale Vip

Floriana Garo tregon arysen pse nuk ka miq në Tv Klan

Më: 17 qershor 2017 Në ora: 15:44
Floriana Garo

Floriana Garo, një nga prezantueset më të bukura në ekranet shqiptare shpesh herë të krijon përshtypjen e një personi të ftohtë dhe indiferent, por ndodh ndonjëherë që përshtypjet të jenë të gabuara. Për këtë arsye, për ta sqaruar një herë e mirë, Rudina Dembacaj që e kishte të ftuar në programin “Mos i fol shoferit” e pyeti sesa e vërtetë ishin këto fjalë që qarkullonin dhe nëse ishin të vërteta, cila ishte arsyeja që Floriana nuk kishte miq në punë.

“Po njeriu duhet të marrë pak nga të gjitha. Pak nga puna, pak nga jeta jashtë saj. Unë kam një jetë jashtë Tv Klan, nuk i kam të gjitha aty, punë, miq…”, ka thënë moderatorja. Ajo ka pranuar që thuajse nuk ulet në kafe, sepse nuk ka kohë, por me ç’u kuptua as dëshirë për të zgjatur orët e qëndrimit në mjediset e punës, kur nuk ka punë. Kjo natyrë e tërhequr ka ngushtuar edhe rrethin e miqësive në mjedisin që punon, me një përjashtim të vetëm. “Rri vetëm me Albert Dumanin, mikun dhe kolegun tim shumë të mirë. Me të edhe ulem në kafe ndonjëherë”, ka thënë Floriana, duke konfirmuar, që natyra e ftohtë nuk është një perceptim shumë i gabuar.

Nuk jam natyrë që të jap shumë muhabet”, ka thënë ajo. Sigurisht, flasim gjithmonë për marrëdhëniet në mjedisin e punës. Mes miqsh, ajo është krejt ndryshe.

“Kur miqësohem dhe kur kam besim, jam shumë e ngrohtë, sigurisht”, ka thënë ajo.

Vetëm që këtë mund ta ndiejnë vetëm miqtë, jashtë orarit dhe mjediseve televizive.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat