Para dy javësh reperi nga Presheva Gold AG, solli këngën kushtuar vendlindjes së tij.
‘Medvegja” ishte titulli i projektit të ri që reperi solli në skenë, mirëpo ai nuk e ka në plan të ndalet me kaq.
Reperi ka realizuar një tjetër këngë që flet për të kaluarën shqiptare, një tekst që do prekë zemrat e shumë prej tyre.
“Falja e gjakut” është projekti i tij i ri, që flet për këtë fenomen të hidhur në historinë shqiptare, i cili në plot prej viseve të banuara me shqiptarë, ekziston ende.