Marijuanë e kokainë në makinë, arrestohet reperi i famshëm që bashkëpunoi Elvana Gjata

Mediale Vip

Marijuanë e kokainë në makinë, arrestohet reperi i famshëm që bashkëpunoi Elvana Gjata

Më: 6 shtator 2018 Në ora: 16:08
Elvana Gjata

Reperi i njohur Ty Dolla $ign ka përfunduar në prangat e policisë, pasi thuhet se iu gjet marijuanë dhe kokainë.

Ai u bë i njohur për të gjithë shqiptarët sidomos pas bashkëpunimit me këngëtaren Elvana Gjata te kënga “Off Guard”.

Mbrëmjen e djeshme, 33-vjeçari së bashku me gjashtë persona të tjerë janë ndaluar teksa po udhëtonin me makinë në Atlanta.

Mediat e huaja shkruajnë se policia ka ndierë aromën e marijuanës dhe kanë kontrolluar makinën duke zbuluara praninë jo vetëm të saj, por edhe të kokainës. Menjëherë pas kontrollit Ty Dolla $ign dhe miqtë e tij janë arrestuar nga policia.

Ndërsa 6 personat e tjerë janë liruar pa akuza, mësohet se reperi ndodhet ende në polici.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat