Modeli i dialogut SHBA-BE-Rusi

Politika

Modeli i dialogut SHBA-BE-Rusi

Nga: N.Sh Më: 26 dhjetor 2018 Në ora: 12:46
Ilustrim

Njohësi i çështjeve politike dhe juridike Blerim Burjani, thotë se, ende nuk ka ndonjë ndryshim të kryenegociatorit dhe e vërteta është se BE-ja e ka humbur kontrollin ndaj dialogut dhe ka dështuar plotësisht.

“Të gjitha marrëveshjet e lidhura Kosovë-Serbisë, kanë problem zbatimi me përjashtim katër prej tyre, tjerat janë probleme në fushën praktike të zbatimit, andaj ngadalë se do të imponohet një model tjetër i kryenegociatorit. Shtetet e Quintit ose SHBA, apo vetëm SHBA dhe BE të moderojnë dialogun, tashmë ka probleme me involvimit e Rusisë në dialog edhe pse pala serbe e dëshiron Moskën në dialog, prandaj tash mund të ndodh një model tjetër SHBA-BE-Rusia”, thotë Burjani për gazetën “Bota sot”.

Ai thotë se kështu duket të jetë modeli i bisedimeve.

“Rusia është apo mund të jetë problem edhe i Kosovës edhe i Serbisë, për shkak se Serbia dëshiron integrim në BE dhe jo në Rusi, e Rusia akuzohet për Krimen dhe askush në perëndim nuk e njeh aneksimin e dhunshëm që i ka bërë Rusia. Më mirë do të ishte që në dialog të jetë vetëm SHBA-BE, kjo është një zgjidhje optimale, në të kundërtën përfshirja e Rusisë mund të jetë problematike edhe Kosovën edhe për Serbinë. Dihet arsyeja për shkak se Serbia dëshiron integrimin në BE, Rusia mund të i prish punë Serbisë në këtë rrugë drejt BE-së”, pohon Blerim Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat