Ish-gazetari i luftës flet për Ushtrinë e Kosovës: Një sukses historik

Politika

Ish-gazetari i luftës flet për Ushtrinë e Kosovës: Një sukses historik

Nga: N.H Më: 28 dhjetor 2018 Në ora: 18:47
Rexhep Shahu

Publicisti Rexhep Shahu, tha për “Bota sot” se krijimi i ushtrisë së Kosovës është sukses jo vetëm i vitit, por edhe historik.

Gjithashtu, Shahu thekson se taksa ndaj Serbisë është vendim dinjiteti vendim i një shteti sovran që tregoi se Kosova nuk mund të jetë koloni e Serbisë.

Image
Rexhep Shahu

“Mundem të them se krijimi i ushtrisë së Kosovës është një sukses historik i dëshiruar për shqiptarët dhe kjo është arritje e madhe pas pavarësisë. Vendimi i Kosovës për taksa ndaj produkteve serbe është vendim dinjiteti vendim i një shteti sovran që tregoi se Kosova nuk mund të jetë koloni e Serbisë. Kosova ka mjaft arritje por këto janë më të ndritshme”, ka thënë Shahu.

Ai thotë se sukses gjatë vitit 2018, Kosova ka pasur edhe në sferat e artit, kulturës e sportit, ndërsa si mossukses i konsideron bisedimet me Serbinë.

“Arritje e madhe për Kosovën janë edhe sukseset e individëve të saj ngado nëpër botë në fushat e artit kulturës sportit. Arritje të bujshme janë edhe ndërtimet e rrugëve në nivele evropiane. Kosova ka arritje siç ka edhe mos sukses në bisedime për shkak paaftësie”, nënvizon Shahu për "Bota sot".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat