Duhanaj: Nga janari Gjykata Speciale do të rrisë dinamikën e punës

Politika

Duhanaj: Nga janari Gjykata Speciale do të rrisë dinamikën e punës

Nga: D. B Më: 3 janar 2019 Në ora: 14:04
Gjykata Speciale

Zhvillimet e fundit që janë bërë nga Gjykata Speciale, na dëshmojnë se tashmë kjo Gjykatë ka filluar punën e saj edhe në praktikë, duke e marr parasysh edhe ftesat e fundit që u janë bërë individëve të caktuar.

Analisti politik Leon Duhanaj ka thënë për “ Bota sot” se ka pasur disa ftesa për disa individ të cilët që nga muaji janar janë të ftuar që të paraqiten në institucionet e Gjykatës.

“Pos kësaj kemi dhe ca që janë intervistuar në Prishtinë dhe për mendimin tim, tashmë kjo gjykatë do të rrisë dinamikën e punës dhe më nuk do të ketë të ndalur. Për sa i përket ndikimit në skenën politike në vend, besoj që ndikimi do të jetë goxha i madh por, nuk besoj që do të ndikoj në ndonjë zhvillim të papritur. Kjo pasi që shqiptarët edhe me herët pothuaj në të gjitha fazat janë treguar kooperative me drejtësinë ndërkombëtare. Andaj nuk besoj që edhe kësaj herë do të rebelohen, pos kësaj mendoj që aty këtu do të ketë edhe kalkulime në hapjen e ndonjë aktakuze, gjë që do të shërbej drejtë mbarëvajtjes së këtij procesi”, ka thënë analisti politik Leon Duhanaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat