Jashari pyet Thaçin për Ali Ukën: Ti me SHIK-un e keni bërë këtë vrasje për interesat e Serbisë?

Politika

Jashari pyet Thaçin për Ali Ukën: Ti me SHIK-un e keni bërë këtë vrasje për interesat e Serbisë?

Më: 13 janar 2019 Në ora: 13:27
Murat Jashari, Ali Uka dhe Hashim Thaçi

Murat Jashari në pyetjet e radhës i drejtohet Hashim Thaçit, tash president i Kosovës.

Në pyetjet e tij, drejtuar Thaçit e pa pyetur për vrasjet e Behajdin Allaqit dhe zëdhënësit të parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ali Ukës.

Jashari e pyet për vrasjen e Allaqit dhe për Komunikatën nr.61 të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.

Jashari e pyet se, ku u varros Behajdin Allaqi dhe pse nuk e ftuan asnjë anëtar të familjes së tij në varrim?

Jashari e pyet edhe për Ali Ukën se si është eliminuar në banesën e Thaçit?

“Ku ke qenë ti dhe Kadri Veseli kur është vrarë Ali Uka? Pse bash zëdhënësi i UÇK-së likuidohet? Kujt i ka penguar Ali Uka? A i ka penguar Serbisë zëdhënësi i parë i UÇK-së? Ti me SHIK-un e keni bërë këtë vrasje për interesat e Serbisë?”, pyet Jashari.

Më poshtë janë 50 pyetjet e Jasharit për Thaçin:

1. Zotëri Thaçi po fillojmë me një proverb popullore «Vra natën e qajë ditën» a është kështu?

2. Në fillim të korrikut 1998 natën duar lidhur vrave Behajdin Allaqin dhe ditën më 30 tetor 1998 në Komunikatën Nr.61 të SHP të UÇK-së e shpallët dëshmor të kombit, me humbë gjurmë, a është kështu?

3. Pra plotë 110 ditë mbase se e vrave, e publikuat Komunikatën, a është kështu?

4. Dëshmorët varrosen me nderime ushtarake, a është kështu?

5. Me skuadrën Truproja e Nderit, apo jo?

6. Kush ishin luftëtarët e lirisë të asaj skuadre?

7. Kush ishte Oficerë i asaj Skuadre?

8. Sa ushtar lirie e komandant morën pjesë në varrim?

9. Të cilës Zonë dhe cilës Brigadë?

10. Ku u varrosë Behajdin Allaqi ?

11. Pse nuk ftuat asnjë anëtar të familjes së Behajdin Allaqit në varrim ?

12. Mbas 14 vjetëve pse nuk i tregoni familjes së Behajdin Allaqit se ku e keni varrosur ?

13. Ke mundesi t’i tregojsh popullit se si ke ardhë ne krye te Unionit Studentor?

14. Si ka patur mundësi Xhavit Haliti dhe Azem Syla te jenë shumë të sigurt se ti Hashim Thaçi do të bëhesh kryetar ende pa ndodhur zgjedhjet brenda organizatës studentore?

15. Kush i informoj?

16. Ku është bazuar kjo siguri?

17. Mos ka qen e përgatitur edhe kjo nga shërbimi serb për t’i kontrolluar studentët?

18. Para teje, a ishte Genc Kelmendi kryetar i unionit studentor?

19. Genc Kelmendi a është shok me ty dhe Kadri Veselin i PDK-së?

20. Genc Kelmendi a ishte dhe është shok dhe zëvendës i Ramë Marës i LDK-së?

21. Ramë Maraj a ishte nga 1992 punëtori i SHIK-ut (në Shqipëri) dhe pas Rambujes shef i SHIK-ut të LDK-së?

22. Genc Kelmendi (SHIK) a ishte numër dyshi i Sigurimit të Atdheut pas Ramë Marës (SHIK) ?

23. A tentuat ju SHIK-istat të bëni luftë civile ? Jo krahu i luftës, jo Sigurimi i Atdheut !!!

24. A tentuat ju SHIK-istat t’i prishni familjet shqiptare mes veti ? Jo PDK-ja, jo LDK-ja!

25. A tentuat ju SHIK-istat t’i ndani shqiptarët ? Jo majtist, jo djathtist!

26. Ju SHIK-istat ose UDB-ashët keni qenë gjithë herë bashkë, apo jo?

27. Popullin a e keni bërë pikë e pesë ?

28. A mund të thojmë se UDB-a ose SHIK-u ka kontrolluar Unionin Studentor sikur LPK-ën, LKÇK-ën dhe LDK-ën?

29. Në çdo vend të okupuar, a ekziston frika nga studentët?

30. Studentët në momentet kritike iniciojnë ndryshimet apo jo?

31. Të gjithë studentët të asaj kohe flasin me fakte që ke kandiduar me dhunë, a është kështu?

32. A flasin të gjithë për një grusht shtet me paramilitarët e tu?

33. Pas saj 1991, të emërojnë në kryesi të Universitetit si prorektorstudent?

34. Kush të ndihmoj përsëri për atë post ?

35. Sikur sot shërbimi, SHIK-u a mundohet të kontrolloj Universitetet private dhe publike me emërime politike?

36. Në vitin 1991 nuk ishte SHIK-u por UDB-a që të mundësoj të bëhesh prorektorstudent, apo jo?

37. Pas saj largohesh për në Austri dhe më vonë në Zvicër apo jo?

38. Pse ke hyr në LPK? Kush të urdhëroj të hyjsh në LPK?

39. Te cili Këshill Popullor i LPK-së ke militua në Zvicër?

40. Me banim ke qenë në Cyrih, por në Këshillin e Cyrih ku kamë qenë unë kryetar nuk ke milituar, a është kështu?

41. Cilit arkatar ja ke dhënë kuaticionin (anëtarësinë) e aderimit në LPK?

42. Aksionet e UÇK-së kishin filluar me një intensitet më të madhe nga 1995 apo jo ?

43. Ti si Hashim nuk ke marrë pjesë në asnjë aksion vet ? Ose si organizator të ndonjë sulmit kundër serbëve ?

44. Ke mundësi të tregojsh popullit se si është vrare furnizues edhe financuesi i UÇK-së Remzi Hoxha nga Lëvizja Frontit të Rezistencës në Shqipëri ne 21 tetor 1995 nga SHIK-u i Bashkim Gazidedes, Xhavit Halitit dhe Kadri Veselit?

45. Ke mundësi të tregojsh se si është eliminuar zëdhënësi i parë i UÇK-së, Ali Uka në banesën tënde më 1997?

46. Ku ke qenë ti dhe Kadri Veseli kur është vrarë Ali Uka?

47. Pse bash zëdhënësi i UÇK-së likuidohet?

48. Kujt i ka penguar Ali Uka?

49. A i ka penguar Serbisë zëdhënësi i parë i UÇK-së?

50. Ti me SHIK-un e keni bërë këtë vrasje për interesat e Serbisë?

Vazhdon...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat