Abazi: Fatkeqësi që emrat e përveçëm janë përdorur për interesa të ndyta të Baton Haxhiut

Politika

Abazi: Fatkeqësi që emrat e përveçëm janë përdorur për interesa të ndyta të Baton Haxhiut

Nga: N.H Më: 13 janar 2019 Në ora: 20:16
Gent Cakaj dhe Baton Haxhiu

Analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike në vend, Haki Abazi, në një bisedë për gazetën “Bota sot”, ka thënë se gazetari Baton Haxhiu është zëdhënës i anës kriminale që ka marrë peng Kosovën.

Ai me tej ka thënë se është fatkeqësi për vendin, që emrat e përveçëm janë përdorur për interesa dhe kalkulime të ndyta të Baton Haxhiut.

Image
Haki Abazi

“Baton Haxhiu është zëdhënës i anës kriminale që ka marrë peng Kosovën. Ky matrapaz që po vepron nga pozita mediale e që burimet financiare i ka shumë të mjegullta dhe roli i tij bashkë me përfshirjen tij. Është fatkeqësi që emrat e përveçëm janë përdorur për interesa dhe kalkulime të ndyta të Baton Haxhiut apo kujtdo tjetër”, ka thënë Abazi.

Tutje, Abazi ka shtuar se Kosova nuk mund të paguaj për dobësitë dhe dështimet e qeverisjes në Tiranë dhe në Prishtinë dhe marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë.

“Nuk e besoj që duhet kushtuar shumë kujdes deklaratave të kota dhe paranoike të Haxhiut, por duhet kuptuar drejt që Kosova nuk mund të paguaj për dobësitë dhe dështimet e qeverisjes në Tiranë dhe në Prishtinë dhe marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë nuk definohen nëpërmjet emrave te përveçëm e aq më pak nga deklaratat e njerëzve që kanë edhe të kaluar të dyshimtë edhe të tanishme të ndytë”, ka përfunduar për gazetën “Bota sot”, analisti politik, Haki Abazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat