Nitaj: Përgjigje për paralajmërimin e Daçiqit është unifikimi i faktorit politik shqiptar në Kosovë - Bota Sot
Nitaj: Përgjigje për paralajmërimin e Daçiqit është unifikimi i faktorit politik shqiptar në Kosovë

Politika

Nitaj: Përgjigje për paralajmërimin e Daçiqit është unifikimi i faktorit politik shqiptar në Kosovë

Nga: K.M. Më: 18 janar 2019 Në ora: 13:49
Muharrem Nitaj

Pas paralajmërimit të ministrit të jashtëm serb Ivica Daçiq, se të hënën më 21 janar po e presin edhe një tërheqje të re të njohjes së shtetësisë së Republikës së Kosovës nga një shtet tjetër që e ka njohur, folur për gazetën “Bota sot” deputeti i AAK-së z. Muharrem Nitaj.

Deklaratave të ministrit të jashtëm serb, deputeti Nitaj iu përgjigj duke thënë se Daçiq ka qenë 'pulen' i Millosheviqit dhe i tillë ka mbetur.

“Asnjëherë nuk ka ndryshuar. Ai me të njejtin mentalitet punon edhe sot. Gjithmonë e ka luftuar Kosovën dhe vazhdon ta bëjë ende. Për mua nuk është asgjë e re në atë çfarë flet e çfarë bën ai. Ai e ka punën e vetë e ne e kemi tonën. Ajo që për mua është e pakuptueshme është se si disa politikanë e disa parti politike nuk po e kuptojnë akoma se faktori politik shqiptarë duhet të unifikohet përballë një politike të tillë të Serbisë. Për fat të keq kur ata po unifikohen kundër Kosovës, ne po mbetemi të përçarë”, ka thënë ai.

Vlen te theksohet se kohë më parë kryeministri i vendit z. Haradinaj ka paralajmëruar se nëse Serbia nuk i ndalë veprimet e saja në dëm të ecjes përpara të Republikës së Kosovës, taksa 100% nuk do të jetë e mjaftueshme dhe se do të rishikojnë edhe masa tjera e më rigoroze.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...