Sikur Kosova ta udhëhiqej nga njerëzit meritorë të ligjshëm dhe të ndershëm, sot nuk do të kishim një gjendje të tillë

Politika

Sikur Kosova ta udhëhiqej nga njerëzit meritorë të ligjshëm dhe të ndershëm, sot nuk do të kishim një gjendje të tillë

Nga: D. B. Më: 24 janar 2019 Në ora: 18:42
Hajrullah Tërnava

Eksperti i sigurisë Hajrullah Tërnava ka thënë për “Bota sot” se shteti i Kosovës është në funksionim si shtet i pavarur që nga viti 2008, por për të funksionuar në të vërtetë si shtet duhet të udhëhiqet nga njerëz të dijshëm, të cilët kanë  pastërti morale dhe ekonomike.

Sipas tij, nëse shteti udhëhiqet nga njerëz të tillë, atëherë natyrisht se edhe faktorët tjerë ndërkombëtar, janë të bindur në pastërtinë  e shtetit tonë dhe atyre që e udhëheqin këtë shtet.

“Më vjen keq ta them por deri më tani, që të gjithë janë të bindur se ky shtet është kapur nga kriminelët e këtij vendi, dhe lirshëm mund të thuhet se sa më lartë të emërtimeve në ato poste shtetërore që është dikush, aq më kriminel i madh është ai person në ato poste. Nga përvoja e deri tashme, edhe krimi i organizuar nga ata fillon, prandaj deri sa ta kemi gjendjen e këtillë vështirë se do të kemi përparim apo ecje drejt rrugës së BE-së, ashtu  sikur që po na tërheqjet vërejtja nonstop nga ndërkombëtarët, që ta luftojmë krimin e organizuar. Lidhur me këtë bëhet një pyetje: Se kush vallë duhet ta luftoj krimin e organizuar? Këta që e udhëheqin shtetin, apo kush? Por kush do të pranonte që të futej në burg mbas sa viteve tani kur e kanë bërë Kosovën pronë të tyre”, ka thënë Tërnava.

Sipas tij, të gjitha strukturat udhëheqëse i kanë emëruar njerëzit e tyre, të cilët në mënyra enorme janë pasuruar, dhe punojnë të qetë në mënyrë që të “ mëdhenjtë e shtetit” për të cilët ata punojnë ti kenë në terezi.

“Sikur Kosova ta udhëhiqej nga njerëzit meritorë të ligjshëm dhe të ndershëm, sot nuk do të kishim një gjendje të tillë që edhe pas njohjeve të pavarësisë nga 116 shtete, tani tërheqjen e pavarësisë e kanë konfirmuar rreth 16 shtete, dhe kjo tërheqje është në rritje e sipër. Edhe pranë këtyre tërheqjeve  të njohjeve së pavarësive askush nuk jep llogari pranë Institucioneve të Kosovës. Kjo shenjë e tërheqjeve të njohjeve të pavarësive, tani po na alarmon, se Kosova po shkon drejt zhbërjes së saj. Në bazë të kësaj masa e taksës 100% deri më tani e ka dhënë efektin e saj. Kjo taksë tani duhet me detalisht të analizohet dhe të vendoset për qëndresën e saj, apo nëse miqtë e mëdhenj të Kosovës kërkojnë që të heq taksa, dhe të gjendet mënyra e hekjës së saj, por gjithsesi këto kushte duhen  vlejtur edhe për Serbinë, e jo sikur deri me tani kur Serbia  bënë gjithçka kundër Kosovës, e ne të jemi “të dëgjueshmit“ e BE-së”, ka thënë Tërnava.

Ai ka thënë se për dy shtetet, duhen të vlejnë masat e reciprocitetit për të gjitha lëmit e jetës dhe ligjeve për dy shtetet, ku mbikëqyrës të këtyre rrethanave të jetësimit të reciprocitetit duhet që garantues të jetë BE-ja.

“E thash edhe me lartë se Kosova është shtet në formimin e sipër, dhe ende jo i pa pranuar (anëtarësuar) në OKB dhe në shumë tjera institucione ndërkombëtare. Shembulli më i fortë është dëshmia e krijimit të ushtrisë tonë që miqtë ma të fortë të shtetit tonë e përkrahën dhe na qëndruan pranë që edhe tani dhe më tutje do të na qëndrojnë pran, dhe do të na ndihmojnë deri në pavarësimin në tërësi të ushtrisë, si nga aspekti i shkollimit të kudrave udhëheqëse komanduese, si dhe të armatimit të saj. Formimin e ushtrisë të Kosovës e kritikojnë ato shtete që nuk e kanë njohur Pavarësinë e Kosovës, apo ndonjë shtet tjetër që nëse edhe na ka njohur pavarësinë, i vranë ato të këqija të shtetit tonë, e sidomos këtë të udhëheqëseve të tanishëm që ia kanë zverdh reputacionin e këtij shteti”, ka thënë Tërnava.

Sipas tij, sikur udhëheqësit tonë të këtij shteti të ishin njerëz me një kulturë të shtet ndërtimit dhe ti zgjidheshin njerëzit udhëheqës të pastërti në postet e rëndësishme shtetërore, dhe ti luftojnë ashpër të gjitha dukuritë negative , e mbi të gjitha krimin e organizuar atëherë do të ishte përgjegjësia e llogaridhënës në nivele.

“Sikur situata politike në vend të ishte në nivelin e lartë ne sot nuk do ta kishim as Gjykatën  Speciale të Hagës, Gjykatë kjo e cila është miratuar me shumicë votash nga një kastë politike me shumicë votash në Parlamentin e Kosovës. Siç duket disa kanë menduar se me miratimin e këtij ligji, si kompromis me Serbinë ata kryesorët do ti shpëtojnë përgjegjësisë së tyre për të cilin edhe është formuar kjo Gjykatë”, ka thënë Tërnava.

Sipas tij, tani jo rastësisht kur të tillët e kanë kuptuar që do të jenë akterët e përgjegjësive të kësaj Gjykate, janë në gjendje, për të mohuar se janë akter, të përndjekur të kësaj Gjykate.

“Sepse me ia falë gjysmën e Kosovës Serbisë edhe që gjatë shpalljes së pavarësisë në vitin 2008, gjatë leximit të asaj deklaratë u lavdërojshin se si e kanë shliruar vet Kosovën me epitetet më të larta për veten. Dikush në këto rrethana edhe mund të dyshojë në bazë të krijimit të kësaj Gjykate Speciale, sepse ishin ata që mbrojtën në mënyrat guerile  vendin tonë, sepse nuk ishin shtetasit e Kosovës ata të cilët e sulmuan Serbinë, dhe tani Kosova po gjykohet për krimet e bëra që i ka bërë Serbia. Me një fjalë pa u tërhequr kjo kastë politike e pasluftës, nga politika, Kosova nuk ka me pasa perspektivës të saj të ndritshme”, ka thënë eksperti i sigurisë Hajrullah Tërnava.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat