Jashari i drejtohet Thaçit: SHIK-u, DGSE, dhe UDB-a na shkatërruan në Kosovë?

Politika

Jashari i drejtohet Thaçit: SHIK-u, DGSE, dhe UDB-a na shkatërruan në Kosovë?

Më: 28 janar 2019 Në ora: 15:39
Hashim Thaçi

Murat Jashari, në vazhdimin e pyetjeve drejtuar Hashim Thaçit, e pyet për Arnaud Denjean dhe Bou de Marnhac.

Vëllai i Ismetit komandant “Kumanovës”, e pyet Thaçin se a ishte Danjean serbofil i sëmurë si Bou de Marnhac?  

“Arnaud Danjean, a ishte pa ndërprerje bashkë me teje Hashim Thaçi nga 1999 në luftë, deri sot? Arnaud Danjean në misionin e parë të UNMIK-ut a kishte ardhur zyrtarisht? Arnaud Danjean a ishte oficer i DGSE? Arnaud Danjean a ishte miku personal i yti Hashim? Bou de Marnhac a ishte shef i DGSE?”, pyet Danjean.

Jashari pyet tutje se me kënd ka bashkëpunuar UNMIK-u?

“A ka bashkëpunuar me shërbimet serbe? Pooo!!! 770. A ka bashkëpunuar me SHIK-un? Poooo!!! A kemi rastin e një patriotit të vrarë në Gjakovë? Pas luftës policia e UNMIK-ut kishte punësuar shumë djem të UDB-ashëve. Një djalë i UDB-ashit i punësuar nga UNMIK, vrau midis ditës Sadik Ukën veprimtarë i vjetër, shok i Remzi Ademit dhe Jusuf Gervallës”, pyet tutje Jashari.

Jashari tutje thotë se, vrasjet politike nuk kanë shanse të zbulohen.

“UNMIK-u, SHIK-u, MUP-i, UDB-a, DGSE kanë punuar të gjithë bashkërisht për ta gjunjëzuar Kosovën. Romuald Pichard mbante kontakte ditore me shefat e SHIK-ut dhe koordinonte punët me Kadri Veselin, Xhavit Halitin, Shaip Muja? Shkurt e shqip SHIK-u, DGSE, dhe UDB-a na shkatërruan në Kosovë?”, pyet tutje Jashari.

Lexojeni vazhdimin e pyetjeve:

750. Do të thotë në Prill 2011, numër dyshi i EULEX-it deklaron nuk keni shtet dhe qeveria e Kosovës dhe partitë në Kosovë nuk reagojnë, çka i thuhet kësaj pune?

751. Me tutje Leo, a deklaronte se gjyshi i tij ka luftuar me serbët kundër shqiptarëve?

752. A kishte bëre presion punëtorëve shqiptar për të mos përmendet lidhjet e forta që kishte në Bruksel?

753. Kush ishte ajo lidhje e fortë në Bruksel?

754. Mos ishte Arnaud Danjean?

755. Arnaud Danjean, a është një serbofil i sëmure si Bou de Marnhac?

756. Arnaud Danjean, a ishte pa ndërprerje bashkë me teje Hashim Thaçi nga 1999 në luftë, deri sot?

757. Arnaud Danjean në misionin e parë të UNMIK-ut a kishte ardhur zyrtarisht?

758. Arnaud Danjean a ishte oficer i DGSE? (shërbim sekret ushtarak francez)?

759. Arnaud Danjean a ishte miku personal i yti Hashim?

760. Bou de Marnhac a ishte shef i DGSE?

761. Kush vjen dhe bëhet shefi i shtyllës së parë për polici dhe drejtësi të UNMIK-ut?

762. A vjen një francez prefekti Jean-Christian Cady?

763. Në kuadër të shtyllës së parë të UNMIK-ut, a ka ekzistuar një celulë të «OPERACIONE SPECIALE»?

764. Çfarë roli ka patur ajo celulë?

765. Fjala e Bou De Marnahc që do t’i vrajmë si qentë nëpër rrugë, nuk ishte vetëm fjalë!

766. Sepse Bou de Marnhac me Simatoviqin zgjedhën shefat e SHIK-ut të PDK-së dhe të SHIK-ut të LDK?

767. A ka bërë edhe UNMIK-u vrasje? Po dhe po!!!

768. Me kënd ka bashkëpunuar UNMIK-u ?

769. A ka bashkëpunuar me shërbimet serbe? Pooo!!!

770. A ka bashkëpunuar me SHIK-un? Poooo!!!

771. A kemi rastin e një patriotit të vrarë në Gjakovë?

772. Pas luftës policia e UNMIK-ut kishte punësuar shumë djem të UDB-ashëve.

773. Një djalë i UDB-ashit i punësuar nga UNMIK, vrau midis ditës Sadik Ukën veprimtarë i vjetër, shok i Remzi Ademit dhe Jusuf Gervallës.

774. Vrasësi është larguar jashtë Kosovës me ndihmën e UNMIK-ut me dokumente të rregullta.

775. Një rast tjetër, është vrasja e Skënder Hotit në Prizren pas lufte.

776. Dëshmitar janë policët shqiptar, të cilët filluan hetuesin.

777. Fill policia e UNMIK-ut reagoj duke marrë dosjen kinse për hulumtim.

778. Faktikisht UNMIK-u humbi çdo gjurmë për hetuesin.

779. Vrasje më i vonshëm, është rasti i Shefko Sallkoviq.

780. Shefko Sallkoviq ishte përfaqësuesi i 5 fshatra myslimane afër Leposaviqit.

781. Ishte kërcënuar nga përfaqësuesja e UNMIK-ut rusja LILIA GALIEVA, sepse Shefko punonte për institucionet e Kosovës.

782. Ajo e kishte kërcënuar për organizimin e zgjedhjeve të Kosovës në Veri. Ajo kishte kërkuar që të heqë dorë. Shefko Sallkoviqi refuzoj në ora 13.30.

783. Shefko Sallkoviqi është vrarë në ora 14.00 të datës 8 tetor 2010, do të thotë gjysmë ore pas refuzimit.

784. Vëllai i Shefkos është kidnapuar në Veri, dhe sot gjendet i burgosur në Novi Pazar.

785. Këto janë vetëm dy-tre raste, por janë shumë të tjera që na duhet një kohë e gjatë për ti kompletuar e për t’i detajuar.

786. SHIK-u, UNMIK-u kanë bërë vrasje në Kosovë.

787. Nuk është rastësisht që vjedhin në stacionin policor në Pejë mbi 1200 armë të përdorura në likuidime në dhomën e dëshmive.

788. Nuk është rastësisht që vjedhen në stacionin policor në Prishtinë mbi 400 armë të përdorura në likuidime në dhomën e dëshmive.

789. Çdo provë të vrasjeve politike është asgjësuar nga UNMIK-u ndërmjet viteve 2005-2007!

790. UNMIK-u varrosi të vërtetat për vrasjet e pasluftës?

791. Pse UNMIK-u i zhduki provat?

792. Këndë ka deshtë të mbrojë?

793. Mos vallë bashkëpunëtorët e SHIK-ut?

794. Vrasjet politike nuk kanë shanse të zbulohen sepse shumë vrasje janë bërë në bashkëpunim me ndërkombëtarët, apo jo?

795. Kemi raste që UNMIK-u ka intervenuar për të liruar kriminel shqiptar nga Evropa për të kryer likuidime në Kosovë.

796. Kemi raste ku UNMIK-u ka dhënë leje të armëmbajtje kriminelëve për punën e tyre.

797. Unmik-u, SHIK-u, MUP-i, UDB-a, DGSE kanë punuar të gjithë bashkërisht për ta gjunjëzuar Kosovën.

798. A është evidentuar që këshilltari politik i Bou de Marnhac zotëri Romuald Pichard i cili ishte ndërlidhës dhe jepte informacione SHIK-ut ? (gazeta 15/10/2011)

799. Romuald Pichard mbante kontakte ditore me shefat e SHIK-ut dhe koordinonte punët me Kadri Veselin, Xhavit Halitin, Shaip Muja?

800. Shkurt e shqip SHIK-u, DGSE, dhe UDB-a na shkatërruan në Kosovë?

Vazhdon...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat