Zhvillimet dramatike të sotme në skenën politike

Politika

Zhvillimet dramatike të sotme në skenën politike

Nga: Kushtrim Maliqi Më: 31 janar 2019 Në ora: 22:06
Qeveria u takua edhe me presidentin Thaçi

Mëngjesin e së enjtes, liderët e subjekteve politikë në pushtet, janë mbledhur në zyrën e Presidentit të Republikës Hashim Thaçi. Arsye pse ata shkuan tek Thaçi, ishte prania Ambasadorit të SHBA-së, Philip S. Kosnett.

Nga ky takimi,  nga i cili nuk duket se është nxjerrë ndonjë përfundim i rëndësishëm, kanë folur liderët e subjekteve politike, duke e përjashtuar ambasadorin amerikan i cili ka zgjedhur të heshtë.

Haradinaj: Këtë javë mund të ndodhin zhvillime dramatike

I pari që ka folur duke e komentuar përmbajtjen e takimin ishte kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se nuk përjashtohet mundësia e prishjes së koalicionit apo rrëzimit të qeverisë, pasi që ai nuk e ka ndërmend ta heqë taksën pa e marrë njohjen nga Serbia, apo pa ndodhur një marrëveshje gjithëpërfshirëse.

“Ne nuk e kushtëzojmë dialogun me vendime të qeverisë. Jam për rikthim të dialogut por vendimet janë tonat. Dje kemi pasur takime me partnerët, kemi folur për sfidat, nuk jemi pa sfida. Kemi kërkesa për t’i dhënë shans dialogut. Jam për dialogun por s'e kuptoj pse ndërlidhet taksa me dialogun. Është një kërkesë e vazhdueshme për tërheqje të taksës. Një marrëveshje mes dy vendeve mund t’i zgjidhë të gjitha çështjet, dhe ekonominë e lirë. Ne i vazhdojmë konsultat me partnerët e koalicionit. Duhet të vazhdohet dialogu dhe aty të flitet për taksën e të gjitha”, ka thënë kryeministri duke e komentuar takimin, derisa po bënte homazhe para shtatores së heroit Zahir Pajaziti.

Kryeministri i vendit, pas takimit gjithashtu ka paralajmëruar se në këto kushte si po zhvillohen ngjarjet, pse jo gjatë javës, apo javën tjetër mund të ketë zhvillime të rëndësishme, duke mos e përjashtuar edhe rrëzimin e qeverisë.

Thaçi: Nuk ka agjendë, as individ që mund të na e prishë miqësinë me SHBA-të

Për dallim nga kryeministri i vendit, që e konsideroi të mundshme edhe shkuarjen e kësaj qeverie, Presidenti i Republikës Hashim Thaçi takimin me ambasadorin Kosnett e ka konsideruar si diçka krejt normale dhe për të dhe liderët tjerë të institucioneve të vendit.

Edhe presidenti Thaçi, për të folur për takimin me ambasadorin amerikan Philip S. Kosnett e ka shfrytëzuar homazhet tek heroi Zahir Pajaziti.

Pyetjes së gazetarëve se çka u bisedua në takim, ai iu përgjigj duke thënë se “takimet e tilla janë të zakonshme, ndodhin shpesh edhe me ambasadorë edhe me bartësit e institucioneve”. Tutje Thaçi ka thënë se “Ishte takim që i ka kontribuuar qartësisë së agjendës dhe natyrisht fuqizimit të bashkëpunimit edhe më të fuqishëm me Amerikën”. Thaçi ka lënë të kuptohet se nuk ka agjendë as individ qe e prish miqësinë e Kosovës me SHBA-në, duke refuzuar të përgjigjet më konkretisht se çka u bisedua për taksën ndaj produkteve serbe.

Hoti: Ky koalicion po rrezikon çdo gjë që kemi arritur deri sot

Zhvillimet e fundit politike në vend, përmes një postimi në facebook i ka komentuar edhe shefi i grupit parlamentarë të LDK-së Abdullah Hoti i cili ka thënë ndër të tjera se zgjedhjet janë mënyra e vetme për të ndalur këta që po e dëmtojnë kaq shumë vendin.

“Koalicioni PAN duhet të ndalet. Nuk ka orientim shtet-ndërtues, por ka unitet vetëm për të mbetur në pushtet.  Ky koalicion po rrezikon çdo gjë që kemi arritur deri më sot. 
Ky koalicion po e kthen perceptimin e Kosovës si vend me korrupsion në rritje. 
Zgjedhjet janë të domosdoshme për të ndalur këtë dëm që po i bëhet shtetit të Kosovës”, ka shkruar Hoti në facebook.

Albulena Haxhiu: Thaçi po e kërkon po e do heqjen e taksës sepse atë po e kërkon Vuçiqi

Image
Albulena Haxhiu

Për “Bota Sot” ka folur deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, e cila ka thënë se jo vetëm për taksën, por VV reciprocitet me Serbin kërkon qysh prej vitit 2006 e këndej, madje Haxhiu ka thënë se taksën 100% presidenti Thaçi po kërkon ta heqë homologu i tij serb Vuçiq. “

 “Që nga viti 2006 Lëvizja VETËVENDOSJE!, ka kërkuar reciprocitet të plotë me Serbinë, reciprocitet politik, ekonomik e tregtar. Në vitin 2011 ne kemi propozuar një rezolutë lidhur me reciprocitetin e cila kishte kaluar në Kuvend mirëpo fatkeqësisht ishte kthyer mbrapsht nga Hashim Thaci në atë kohë ishte kryeministër i vendit.  Sa i përket qëndrimit tonë në raport me tarifën ndaj Serbisë, sic e dini, ne kemi qëndrime krejtësisht të kundërta me z. Veseli dhe z. Thaçi. Ata kërkojnë heqjen e taksës dhe vazhdimin e kësaj Qeverie, në anën tjetër ne jemi për taksën dhe largimin e Haradinajt dhe kësaj Qeverie sepse në marrëdhëniet ndërkombëtare, secili shtet sovran vepron kësisoj kur cenohet e luftohet nga një vend armiqësor si Serbia. Arsyeja pse Thaçi kërkon heqjen e tarifës nuk e ka për shkak raporteve me SHBA por sepse heqja e tarifës është kërkesë e Vuqiqit. Prandaj edhe ky person ka dëshmuar që shumë më shumë përfaqëson interesat e tij sesa të Kosovës”, ka thënë Haxhiu për “Bota sot”.

Sipas saj, skandalet e kësaj Qeverie janë të shumta dhe madje të shpeshta.

“Vendi është buzë greminës për shkak të pakënaqësive të mëdha, pabarazisë e diskriminimit, por nëse vazhdohet kështu gabimet në raport me negociatat vetëm sa do të rriten prandaj kjo Qeveri nuk mund të amnistohet vetëm për shkak të vendimit për tarifën. Nëse Haradinaj tërhiqet pas presioneve, kjo do të jetë goditje shumëdimensionale për Republikën e Kosovës prandaj ne konsiderojmë që tarifa duhet të mbetet dhe Qeveria duhet të largohet”!, ka përfunduar deputetja Haxhiu.

Nëse Haradinaj tërhiqet pas presioneve, kjo do të jetë goditje shumëdimensionale për Republikën e Kosovës prandaj ne konsiderojmë që tarifa duhet të mbetet dhe Qeveria duhet të largohet”!, ka përfunduar deputetja Haxhiu.

Fadil Maloku: Duhet të ruhet miqësia me SHBA-në

Image
Fadil Maloku

Situatën aktuale në vend e kanë komentuar edhe analistët të cilët kanë shprehur domosdoshmërinë e patjetërsueshme që të ruhet miqësia me SHBA-të.

”Ne duhet me ruajtur miqësinë patjetër me Amerikën, por, me administratën e tanishme, si Kosovë (shkaku i animit kah Serbia) ne duhet të mësohemi edhe t’i ofrojmë argumentet tona që e dëmtojnë interesin dhe substancën kombëtare e shtetërore. Pra, Amerika, duke avokuar pra pavarësisë së shpallur dhe të njohur, duhet dosido ta mbrojë edhe interesin e vetë rajonal, këtu në Ballkanin perëndimorë. Por, nëse kjo administratë e Doland Trumpit kontrovers, ka plane tjera, mes tjerash edhe ta nis një konflikt të ri këndej pari, ne duhet ta mbrojmë interesin tonë strategjikisht ne nuk duhet të lëshojmë pe, sepse mjaftë kemi bërë koncesione me Serbinë.

Pasi është raportuar se këshilltari i Presidentit Trump, përmes telefonit i ka dhënë ultimatum kryeministrit Haradinaj që brenda 24 orëve të largohet taksa, Avni Arifi, shef i stafit të Haradinaj, ka hedhur poshtë zërat se këshilltari i Trump i ka dhënë ndonjë ultimatum kryeministrit të vendit, në lidhje me heqjen e taksës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat