Albin Kurti, frika e madhe e Hashim Thaçit

Politika

Albin Kurti, frika e madhe e Hashim Thaçit

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 3 shkurt 2019 Në ora: 19:47
Hashim Thaçi dhe Albin Kurti

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në dëshminë e tij në Gjykatë për rastin “Syri i popullit”, kishte deklaruar se prapa organizatës kriminale, “Syri i Popullit”, qëndron Albin Kurti, Sabri Ramabaja dhe Glauk Konjufca. Kjo nuk ishte hera e parë që Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ndërlidhë Vetëvendosjen me krimin.

Presidenti Thaçi ka kohë që Lëvizjen Vetëvendosje, mundohet ta shpallë, si “organizatë terroriste”. Kështu kishte deklaruar para një muaji, deputeti i VV-së Glauk Konjufca, në një reagim kundër deklaratave të Thaçit nw seancën e “Syrit tw popullit”.

“Ai ka menduar gjithmonë ta vë si terroriste VV-në. Ai ka dashur gjithmonë ta shpallë organizatë terroriste Vetëvendosjen. Më 2007 e ka provuar të parën herë, më pas me Astrit Deharin me sulmin në Kuvend e ku aktivistët e VV-së janë liruar të gjithë”, kishte thënë ndër të tjera ai.

Për përfaqësues të Vetëvendosjes dhe njohës të rrethanave politike në vend, këto etiketime shihen si “frikë” e Presidentit nga Lideri i VV-së Albin Kurti, për shkak se sipas tyre, ky i fundit, është i vetmi kundërshtar serioz për të.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni nesër në versionin e shtypur të gazetës "Bota sot")

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat