Trumbetuesit e ndarjes së Kosovës që po i bëjnë “argatin” Hashim Thaçit

Politika

Trumbetuesit e ndarjes së Kosovës që po i bëjnë “argatin” Hashim Thaçit

Nga: N.H Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 09:01
Hashim Thaçi

Ideja e ndërrimit të kufijve, edhe me tej vazhdon të sjell habi, paqartësi dhe konfuzitet. Derisa, kjo bëhet edhe e frikshme, kur krahë saj dalin ekspert ndërkombëtar nga shtete të ndryshme të botës.

Eksperti britanik, James Ker-Lindsay, i cili është edhe profesor në ‘London School’ për çështje ekonomike dhe politike, është i fundit i cili është deklaruar se ideja për ndryshimin e kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të vazhdoj të mbetet në tavolinë dhe se nuk ka arsye që të shikohet me frikë, si zgjidhje finale Kosovë-Serbi.

Sipas tij, BE-ja i pranon dy gjëra të rëndësishme- se raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet normalizuar dhe se sa më shpejtë që të ndodh kjo do të jetë më mirë për të dyja palët.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku, në një bisedë për gazetën “Bota sot”, duke komentuar deklaratën James Ker-Lindsay, ka thënë se ndryshimi i kufijve sjell destabilitet dhe luftë në rajon.

Image
Drita Millaku

“Duke u bazuar në historinë tonë ndryshimi i kufijve shkon në disfavore të shqiptarëve e dyta është se Thaçi shumë herë ka potencuar për një marrëveshje të dhimbshme, e marrëveshje të dhimbshme do të thotë humbje të territorit, e treta është ndryshimi i kufijve sjell destabilitet dhe luftë në rajon (duke e ditur se të gjitha shtetet ballkanike kanë pretendime për territore)”, ka thënë Millaku, për gazetën “Bota sot”.

Anëtarja e Komisionit Hetimor për Lobim, me tej ka thënë se ka vërejtur shumë kontrata të parregullta, ndërsa ka deklaruar se nuk dihet se ku kanë shkuar ato mjete të lobimit. Ajo ka dyshime se me këto para janë paguar individ të caktuar për shtyrjen para të idesë së Thaçit.

“Studimi hulumtues i Lindsey është shumë shkurt pamës, ndërsa dyshimet e mija janë se ky person edhe mund të jetë i paguar për një ‘hulumtim’, dhe ky hulumtim mund të jetë sponsorizuar është nga vet Serbia apo Rusia, por edhe nga vete njerëzit e Thaçit, unë kam qenë në Komisionin Hetimor për Lobim dhe aty kam vërejtur shumë kontrata të parregullta dhe nuk dihen se ku kanë shkuar ato para të lobimit, dhe mendoj se me këto para janë paguar individ të caktuar për shtyrjen përpara të idesë për “shkëmbim të territoreve”, ka thënë në fund ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat