Pritet shpërthimi brenda koalicionit pas nxehjes së gjakrave

Politika

Pritet shpërthimi brenda koalicionit pas nxehjes së gjakrave

Nga: N.H Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 15:56
Kadri Veseli dhe Ramush Haradinaj

Prof. Dr. Binak Maxharraj në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka komentuar përplasjet e fundit brenda koalicionit qeverisës.

Sipas tij, kreu i Kuvendit Kadri Veseli është një njeri i papërvojë, dhe jo i gatshëm për tu marrë me punët shtetërore. Maxharraj thekson se, raportet midis krerëve të koalicionit që nga fillimi nuk ishin të mira, dhe se ky koalicion nuk e ka forcën për të bërë diçka më të madhe.

“Raportet midis krerëve të koalicionit që nga fillimi nuk ishin të mira, secili ngrehë nga ana e vetë, secili mundohet me u bë më i mençur se tjetri, nuk e respektojnë njeri-tjetrin, e as që merren vesh në mes veti për punët e shtetit, bash sikur shteti i është lëshuar stuhisë. Qeveria është një qeveri që nuk e ka forcën për të bërë diçka më të madhe, sepse gjithherë i mungonin numrat në vendimmarrje, ecte me kingala dhe në çdo moment pritej të rrëzohet. Por dramë më madhe në këtë qeveri e mori epilogun më rastin e vënies së taksës Serbisë për 100% për mallrat e importuara në Kosovë, kurse Serbia e anashkalonte nga të gjitha anët pavarësinë e Kosovës, duke e penguar që të anëtarësohet nëpër organizmat ndërkombëtar, por edhe tu e turbulluar punën në Veriu e Kosovës, duke manipuluar me serbët”, theksoi ai.

Profesori i njohur ka kujtuar edhe dhjetorin e vitit 2017, kur krerët e shtetit, menduan “t’i fusin thikën pas shpine” Amerikës, në nismën e tyre për ta rrëzuar Gjykatën Speciale nga frika se do të thirren nga kjo gjykatë.

Me tej ai shprehet se koalicioni aktual është në krizë, dhe se kjo përbërje nuk po funksionon siç duhet.

Image
Binak Maxharraj

“Në vend se në parlament t’i qohen mesazhe të natyrë së këtillë BE-së, Kadri Veseli e gjeti rastin që edhe në këtë mbledhje solemne t’i del zot Serbisë duke e përmend punën e taksës. Donte ky i gjorë që nuk sheh më lag se përtej hundës së vet që edhe në seancë solemne të tregohet se sa Amerikan i madh është, dhe sa ka dëshirë t’i ndihmojë Serbisë sepse asaj ju paska bërë puna ‘hallakamë’ brenda për shkak të taksës. Kryeministri Ramush Haradinaj, me të drejtë në fjalën e tij nuk e përmendi fare taksën, por u hidhërua në kolegun Kadri Veseli, sepse e bëri një gjë të këtillë, i cili duke e lëshuar sallën, me siguri iu drejtuar atij si qenef mashkull. Nuk do fjalë së koalicioni ‘PAN’ është në krizë, ky koalicion nuk funksionon siç duhet dhe sa duhet”, shprehet Maxharraj.

Krejt në fund, Maxharraj nënvizon se Veseli i frikësohet zgjedhjeve, sepse, sipas tij, ky i fundit do të përballet me fiasko si herën e fundit.

“Gjakrat brenda këtij koalicioni po nxehen për çdo ditë e më shumë, derisa një ditë të shpërthejnë. Ky koalicion është më mirë që të rrezohet dhe vendi të shkojë në zgjedhje të reja. Veseli ndoshta një ditë do ta bëjë edhe këtë, por nuk është i sigurt në fuqinë e tij, nuk i ka vota, nuk e ka me vete Listën Serbe. Kadri Veseli i frikësohet edhe një gjeje tjetër edhe më të rëndësishme, i frikësohet zgjedhjeve sepse nëse shkohet në zgjedhje do të përjetoj fiasko si herën e fundit, por do të përjetoi katastrofë totale në zgjedhje. Për hesapin tim më së miri do ishte që të shkohet në zgjedhje për t’u matë secila parti, me e pa veten se ku janë, dhe ndoshta pas zgjedhje do të vijë një Qeveri pa PDK-në, e cila do t’i drejtonte më mirë punët e shtetit”, ka përfunduar Maxharraj për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat