Mashtrimi i turpshëm i Thaçit, Rugova nuk ka folur asnjëherë për ndryshim kufijsh

Politika

Mashtrimi i turpshëm i Thaçit, Rugova nuk ka folur asnjëherë për ndryshim kufijsh

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 20 shkurt 2019 Në ora: 21:29
Ibrahim Rugova dhe Hashim Thaçi. (Foto ilustrim nga "Bota sot")

“Asnjë parti politike serioze në Kosovë nuk e përkrah idenë e Serbisë për ndarje të Kosovës, dhe as idenë e Thaçit për korrigjim/shkëmbim territoresh, që me gjasë, pos Vuçiqit e Daçiqit, e përkrah edhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Askush tjetër me peshë në spektrin politik shqiptar në Kosovë e në Shqipëri”, ka përfunduar Hamiti për “Bota sot”.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po vazhdon që të promovojë idenë për korrigjimin e kufijve me Serbinë. Por, kësaj here Thaçi ka vendosur që atributet për idenë  e korrigjimit të kufirit t`ia drejtojë presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, akademikut Nexhat Dacit, si dhe nënkryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lufti Haziri.

Në konferencën e Institutit Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit (RIDEA) me temën “Zëri i Popullit rreth ‘Finales së Madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Thaçi ka thënë se i jam bashkangjitur në idenë e presidentit Rugova për korrigjim të kufirit.

“Prej presidentit Rugova në vitin ’94, pastaj prej profesorit Nexhat Daci, prej kryetarit të Gjilanit Lutfi Haziri. Ndërsa sa i përket ndarjes, natyrisht që Serbia ka pretendim ndarjen por po të tregoj cila është ideja ime origjinale. Ideja ime origjinale është bashkëngjitja e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, me territorin e Republikës së Kosovës. Kjo është ideja ime origjinale, që iu kam bashkangjitë presidentit Rugova, Dacit dhe kryetarit të Gjilanit”, ka deklaruar ai.

(Shkrimin e plotë mund ta lexoni të enjten në gazetën "Bota sot")

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat