Krasniqi: Hale nuk ka ardhur kot në Kosovë, këto janë mesazhet e tij për Kosovën dhe Serbinë        

Politika

Krasniqi: Hale nuk ka ardhur kot në Kosovë, këto janë mesazhet e tij për Kosovën dhe Serbinë        

Nga: A.M. Më: 9 mars 2019 Në ora: 19:18
David Hale

Njohësi i çështjeve politikë, Faik Krasniqi, në një prononcim për “Bota sot”, është shprehur se David Hale është një ndër njerëzit me të fuqishëm në administratën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës .

Sipas Krasniqit, nënsekretari amerikan për çështje politike, David Hale, i ka  dhënë ndonjë mesazh të fortë Kosovës dhe Serbisë, por ato nuk mundët  të dihen për publikun.

“Nënsekretari amerikan, David Hale, është njeriu i trete me i fuqishëm në administratën e SHBA-së. Njeriu i tretë më më ndikim në vendimmarrje në shtetin më të fuqishëm në botë si SHBA, në shtete të parëndësishme në botë si Kosova dhe Serbia, nuk vije ashtu koti. Brenda dyerve të mbyllura kushedi se çfarë kanë biseduar me ata të Serbisë dhe më të Kosovës, që nuk mund të dihen për publikun. Por me siguri u ka dhënë ndonjë mesazh të fortë të dyja palëve, që të ulin bishtin dhe t'u përmbahen agjendës së SHBA-së, në të kundërtën askush më merret as me ne e as me ata, sepse si superfuqi SHBA ka me qindra punë që duhet t'i zgjidh”, është shprehur ai për “Bota sot”.

Image
Faik Krasniqi

Po ashtu, ai ka treguar mesazhet e mundshme cilat janë dhënë nga nënsekretari amerikan për çështje politike, Hale, si dhe mendon se kryeministri i Kosovës, Haradinaj do të do ta pezulloje taksen.

“Cili do të ishte ky mesazh dhënë liderëve të Kosovës dhe Serbisë. Qeverisë se Serbisë që ta ndalin agresionin politik dhe diplomatik ndaj Kosovës, në të kundërtën do të ketë pasoja të mëdha për Serbinë. Kurse për Qeverine e Kosovës që te hiqet taksa, në mënyrë që të vazhdoje dialogu. Kur SHBA involvohet direkt në çështje madhore, atëherë ato çështje zgjidhen. Konsideroj që kryeministri Haradinaj do ta pezulloje taksen me rekomandimin dhe garancën nga SHBA, për 120 ditë ashtu siç kanë kërkuar. Atë ditë që hiqet taksa brenda kësaj periudhe do të kemi një marrëveshje me Serbinë, me njohje reciproke dhe me kufijtë ekzistues!”, ka përfunduar Krasniqi për "Bota sot".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat