Haziri: Prokuroria me kërkesën për ndaljen e pagesave të 19 mijë veteranëve do të provokojë trazira

Politika

Haziri: Prokuroria me kërkesën për ndaljen e pagesave të 19 mijë veteranëve do të provokojë trazira

Nga: N.H Më: 20 mars 2019 Në ora: 15:02
Foto ilustrim

Prokurori Special, Enver Krasniqi, ditë më parë ka paraqitur kërkesën e tij që të pezullohet pagesa për 19 mijë veteranët deri në përfundim të procesit gjyqësor.

Lidhur me këtë, analisti politik, Nexhat Haziri, është shprehur se është për keqardhje degradimi i i gjithë procesit të veteranëve të UÇK-së

Haziri për gazetën “Bota sot”, ka thënë se ky hap nga prokuroria për t’i pezulluar pagesat për veteranët e vërtetë do të provokojë trazira të reja në vend.

Image
Nexhat Haziri

“Çështja e veteranëve të luftës është komplikuar me qëllim nga PAN-istët, për të krijuar edhe një “armë” në duart e tyre për ta destabilizuar Kosovën sa herë që këtyre iu shpërthejnë skandalet e keqqeverisjes. Është për keqardhje degradimi i këtij procesi dhe ky hap nga prokuroria për t’i pezulluar pagesat për veteranët e vërtetë natyrisht që do të provokojë trazira të cilat iu shkojnë përshtati vetëm PAN-istëve në pushtet”.

Ai ka thënë se e gjithë kjo po vije si pasojë e frikës dhe shantazhit që i bëhet këtij institucioni.

“Dhe ky hap nga prokuroria vije si pasojë e frikës dhe shantazhit që i bëhet këtij institucioni nga parapolitika që është instrument i PAN-istëve, për të penguar verifikimin e statusit të afër 30.0000 mijë veteranëve të rrejshëm e që nuk janë asgjë tjetër përpos trupë votuese e PDK-së, AAK-se dhe NISMA-s”, ka thënë Haziri.

Haziri bën me dije se duhet vullnet, guxim dhe profesionalizëm për t’i dhënë epilog të drejtë çështjes së verifikimit të statusit për veteranët e luftës së UÇK-së.

“Derisa prokuroria e shtetit në krye me kryeprokurorin Aleksandër Lumezi përfaqësojnë një nga hallkat e krimit të organizuar në Kosovë, çështje e veteranëve do të mbetët gjithnjë si një bombë e kurdisur që do të përdorët nga panistët për ta kërcënuar stabilitetin politik dhe të sigurisë në vend. Duhet vullnet, guxim dhe profesionalizëm për t’i dhënë epilog të drejtë çështjes së verifikimit të statusit për veteranët e luftës së UÇK-së, gjë që tash për tash prokuroria e shtetit nuk e ka, e cila është e kapur nga parapolitika e PAN-it”, është shprehur ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat