“Ratifikimi i Demarkacionit më shumë ka qenë “kurth” i zyrtareve të BE-së”

Politika

“Ratifikimi i Demarkacionit më shumë ka qenë “kurth” i zyrtareve të BE-së”

Nga: A.M. Më: 23 mars 2019 Në ora: 19:41
Ilustrim

Njohësi i çështjeve politike, Faik Krasniqi, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se Bashkimi Evropian në raport me Kosovën ka qenë jo korrekte dhe se ka përdorur  standarde të dyfishta.

“Bashkimi Evropian në raport me Kosovën gjithmonë ka qenë jo korrekte. Me Kosovën ka përdorë standarde të dyfishta, gjë të cilën me asnjë shtet nuk e ka bërë deri me tash. Edhe pse Komisioni Evropian dha dritën jeshile për liberalizim të vizave, edhe pse heqja e regjimit të vizave u votua në LIBA dhe Parlamentin Evropian në shtator të vitit të kaluar, qytetaret e Kosovës vazhdojnë akoma të mbesin të izoluar”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Për më tepër, ai është shprehur se liberalizimi i vizave nuk ka të bëj me kritere, por më shumë është çështje politike.

“Ratifikimi i Demarkacionit më shumë ka qenë "kurth" i zyrtareve të BE-së, respektivisht e Mogherinit dhe Hahn. Nuk do të kisha thënë që politikanët tanë kanë rënë pre e premtimeve të rrejshme të tyre, se nëse votohet Demarkacioni me Malin e Zi qytetaret e Kosovës do të lëvizin lirshëm në Bashkimin Evropian, sepse këta i njohin shumë mirë Mogherinin dhe Hahnit për qasjen e tyre kundër Kosovës. Edhe nëse kanë rënë pre e këtyre premtimeve të rrejshme, tregon që kemi të bëjmë me një klasë politike të paaftë politikisht”, ka deklaruar ajo për “Bota sot”.

Sipas, Krasniqit, se shtyerja e liberalizimit të vizave ju leverdis edhe politikanëve tanë, pasi që gjysma e popullatës do ta braktisin vendin.

Image
Faik Krasniqi

“Do të thoja që shtyerja e liberalizimit të vizave ju leverdis edhe politikanëve tanë, sepse janë të vetëdijshëm që më shumë gjysma e popullatës do ta braktisin vendin për të shkuar në shtetet ku ekziston ligji i punës, dhe zbrazja e Kosovës do të thotë edhe lëkundja e karrigeve. Pa popull bie ekonomia dhe konsumi. Kur bie ekonomia bie edhe buxheti. Pa buxhet të mirë këta nuk e duan qeverisjen. Këta Kosovën e duan ndryshe nga shumica e qytetareve që e duan pa interes!”, ka përfunduar Krasniqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat