Profesori i njohur Binak Maxharraj, në një prononcim për “Bota sot”, ka folur për 20 vjetorin e luftës së Kosovës me Serbinë, si dhe krimet që janë kryera nga forcat serbe.
“Sivjet u mbushën plotë 20 vite nga masakrat dhe krimet makabre të bëra mbi popullatën e Kosovës nga ushtria, milicia dhe paramilitarët serbë. Nuk ka vend e as skutë që nuk është vra e masakru ndonjë njeri. Këto ditë Kosova po jeton, dhe përkujton me dhembje dhe krenari të gjithë ata që e dhanë jetën për liri. Këto ditë Kosova ka mall për të afërmit e tyre që u masakruan nga bandat çetnike Serbe. Këto ditë Kosova është në vajë e lot për më të dashurit e tyre. Këto ditë Kosova është edhe krenare për viktimat që i dha për lirin e vendit. Gjithandej Kosovës bëhen vizita nga populli por edhe nga pushtetarët të cilët ndoshta vetëdijesohen duke i pa këto vikama të murosura në varre dhe lapidare anë a mbanë Kosovës”, ka thënë për “Bota sot”.
Maxharraj është shprehur se pas 20 viteve politikanët po i përulën Serbisë dhe se i shtrëngojnë duart me politikanët serbe sikurse nuk ka ndodhur gjë.
“Vetëdijesohen sepse si duket e kanë humbur vetëdijen së çka ka ndodhë 20 vite më pare në Kosovë, e kanë humbë vetëdijen sepse edhe përkundër kësaj katrahure luftë të përgjakshme, këta pushtetar sot i përulën Serbisë, qeshin me ta, nuk kërkojnë nga Serbia bile as kërkim falje për masakrat që i kanë bërë, por ulën me ta, shtrëngojnë duart sikur në Kosovë të mos kishte ndodhë asgjë e aq më keq kanë fillu me bisedu me i fale territor Serbisë”, ka theksuar ai për “Bota sot”.
Këto veprime të politikanëve shqiptar i ka quajtur mjerim, dhe se interesat e partive i kane vendosur para shtetit
“Ky është mjerimi i udhëheqësve tanë te cilët të shkapërderdhur nëpër parti politik, aspak nuk angazhohen për shtetin, sepse këta mjerana në vend të parë i kanë partitë e tyre interesat e tyre personale se sa shtetin. E tërë kjo po shihet së çfarë shteti kemi sot ku edhe popullata na ikë nga ta siç thuhet n’vrap t’ dhiut”, ka deklaruar Maxharraj për “Bota sot”.