Sali Berisha: Baton Stanishiqi shefi i argatëve të Beogradit në Prishtinë, në Beograd u arrit marrëveshje e fshehtë për Kosovën - Bota Sot
Sali Berisha: Baton Stanishiqi shefi i argatëve të Beogradit në Prishtinë, në Beograd u arrit marrëveshje e fshehtë për Kosovën

Politika

Sali Berisha: Baton Stanishiqi shefi i argatëve të Beogradit në Prishtinë, në Beograd u arrit marrëveshje e fshehtë për Kosovën

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 24 prill 2019 Në ora: 21:13
Nga e djathta ish Kryeministri Sali Berisha në intervistë me kryeredaktoren e gazetës “Bota sot” Mimozë Lakna

Ish Kryeministri i Shqipërisë, Sali Barisha, në intervistën ekskluzive për gazetën kombëtare “Bota sot”, ka folur rreth çështjeve politike me të cilat aktualisht po përballet Shqipëria dhe Kosova.

Berisha e ka konsideruar si shumë të dëmshme idenë e Presidentit Thaçi për “korrigjimin e kufirit” me Serbinë. Berisha ka shprehur bindjen se në Beograd është arritur një marrëveshje në fshehtësi ndërmjet Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe Presidentit serb Aleksandër Vuçiq.

E sipas tij, ndërmjetësues i kësaj marrëveshjeje ka qenë Baton Haxhiu, të cilin e ka quajtur edhe si  shefi i argatëve të Beogradit në Prishtinë

Pjesë nga intervista:

“Bota sot”: Z. Berisha, si e keni parë ju rolin e Baton Haxhiut në çështjen e idesë së prekjeve të territoreve?

Sali Berisha: Baton Stanishiqi është shefi i argatëve të Beogradit në Prishtinë dhe një nga gjërat më të papranueshme është fakti se si ky u imponohet shqiptarëve në Kosovë në një kohë kur në Kosovë nuk ka njeri atje që nuk e din se ky ka qenë bashkëpunëtor i ngushtë i serbëve. Ai bile ka rrezik që s`ka marrë ndonjëherë mundin ta mohojë këtë gjë. Tani, ky del zëdhënës kryesor i projektit të Serbisë së madhe në Prishtinë, ky del ndërmjetës kryesor i vizitave të Ramës në Beograd dhe merr pjesë në takimet në katër sy, midis Ramës dhe Vuçiqit duke dëshmuar rëndësinë absolute që ka ai në stablishmentin e Beogradit dhe Rama që publikisht e thotë, ky është thotë “një mik i ngushtë i imi”. Pra unë jam shumë i habitur se si ka mundësi të pranohet. Por, të jemi realist kjo është arsyeja që unë e quaj atë “argat in chief”, d.m.th kryeargati. Kryeargati është Batoni i cili i ka të gjitha fijet e tyre dhe u sjell çdo mesazh. Se po të vësh re, marrëdhëniet publike që janë bërë, kanë filluar nga fillimi i verës që kaloi. Për të argumentuar ndarjen e saj, shkëmbimin e territoreve, ndryshimin e kufijve etj me radhë. Që të gjitha këto janë pjesë e një fushate, e montuar në Beograd, e një terrori psikologjik mbi shqiptarët, për një marrëveshje të cilën e kanë arritur në fshehtësi të plotë, në dhunim flagrant të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, e cila nuk autorizon asnjë njeri, të negociojë për territorin, për integritetin dhe sovranitetin e saj dhe nuk ka kushtetutë në botë që autorizon njeri që të diskutojë këto tre ligje kushtetuese. Pra, në këtë kontekst, Batoni është argat “inchief”, dhe habia ime është se si ka mundësi në Kosovë të tolerohet kjo gjë.

(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e nesërm të gazetës, “Bota sot”).

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...