“Thaçi synon afrimin me Putinin”

Politika

“Thaçi synon afrimin me Putinin”

Nga: H.O. Më: 6 maj 2019 Në ora: 10:02
Hashim Thaçi dhe Putini

Publicisti Idriz Zeqiraj në një prononcim për “Bota sot” thotë se Presidenti Thaçi brenda periudhës së qeverisjes në Kosovë, ka ndjekur me vëmendje boshtin Rusi-Turqi-Serbi, përkatësisht, Putin, Edogan, Vuçiq, për të arritur afrimin me të parin e këtij boshti.

“Zakonisht, Demokratët amerikanë, kanë qenë më të butë karshi Rusisë, komunizmit. Dërgimi Apaçëve, nga Admisitrata e Clintonit kundër Serbisë, për ta stopuar gjenocidin e mëtejmë ndaj shqiptarëve të Kosovës, i prishi raportet, madje, me fund, me Demokratët amerikanë. Republikanët, me Trump president, e anashkaluan traditën. Befasi, u zbutën karshi Rusisë. Është përfolur për preferencën ruse për Trump, në përballje me Hillari Clinton, në garimin për president, siç është quajtur "ndërhyrje ruse në zgjedhjet presedenciale më 2016.

"Një aleancë SHBA-Rusi, bota mund të jetë më e mirë dhe më e sigurtë",- dërgon mesazhe përafrimi Presidenti Trump. Ai është në favor të kësaj ideje kur thotë se "ka potenciale shumë të mëdha, për marrëdhënie shumë të mira me Rusinë".

Ndërkohë, Hashim Thaçi ka ndjekur me vëmendje boshtin Rusi-Turqi-Serbi, përkatësisht, Putin, Edogan, Vuçiq.

Ai ndër vite ka kokëtuar me dy të fundit, për ta arritur edhe afrimin me të parin e boshtit”, thekson ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat