Abdullahu: Politika i ka bërë njerëzit milionerë më shumë se sa biznesi

Politika

Abdullahu: Politika i ka bërë njerëzit milionerë më shumë se sa biznesi

Nga: Drilon Rrahmani Më: 8 qershor 2019 Në ora: 16:34
Faton Abdullahu

Njohësi i çështjeve politike, Faton Abdullahu, gjatë një bisedë për gazetën “Bota sot”, ka folur edhe për numrin e madh të politikanëve milionerë në qeverinë e Kosovës.

Teksa ka thënë se një vend që ka shumë milionerë tregon se ka zhvillim të mirë ekonomik, ai ka thënë se në Kosovë shumica janë bërë milionerë kur kanë punuar si zyrtarë në institucione tona.

“Nuk ka asgjë të keqe kur në një vend ka milionerë. Në të vërtetë sa më shumë milionerë ka në një vend aq më mirë do të ishte, sepse kjo do të tregonte forcën jo vetëm ekonomike të atij vendi. Por në Kosovë milionerët tanë janë bërë milioner brenda kohës kur kanë punuar si zyrtarë në institucione tona të ndryshme gjë që sipas një kalkulimi të thjeshtë kjo del të jetë e pamundur. Por ja që nuk është”, ka thënë ai.

Tutje, Abdullahu është shprehur se në Kosovë parë bëhesh milioner nëse punon si zyrtarë në institucione se sa nga një biznes i suksesshëm, ndërsa ka shtuar se qytetarëve të Kosovës po ju shtohen problemet, e milionerëve paratë.

“Në Kosovë më parë bëhesh milioner nëse punon si zyrtarë në institucione se sa nga një biznes i suksesshëm. Në të vërtetë shumica e milionerëve në Kosovë punojnë si zyrtarë në institucione dhe në njëfarë mënyre merren me biznese që dreqi nuk mund t’ju bije në fije se si. Kur krejt kësaj i shtohet se as deklarimet e pasurisë nuk janë transparente as të plota situata na del jo vetëm brengosëse por edhe alarmante. Kemi miliona probleme të cilat qytetari i Kosovës pret që këta milioner zyrtarë të Kosovës të na i zgjedhin. Kjo nuk do të ndodh. Ajo që po ndodh është se qytetarëve të Kosovës po ju shtohen problemet, e milionerëve paratë”, theksoi për “Bota sot”, Faton Abdullahu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat