Rrëfimi i njeriut që furnizoi me armë Zahir Pajazitin, ja çka thotë për komandantët, këta persona e formuan UÇK-në

Politika

Rrëfimi i njeriut që furnizoi me armë Zahir Pajazitin, ja çka thotë për komandantët, këta persona e formuan UÇK-në

Nga: N.Sh Më: 13 qershor 2019 Në ora: 13:38
Zahir Pajaziti

Veprimtari dhe anëtari i Kryesisë së Partisë Parlamentare, Sali Rexhaj në një bisedë ekskluzive për gazetën kombëtare “Bota sot”, ka treguar disa ngjarje të cilat nuk janë publikuar asnjëherë në Kosovë.

Rexhaj ka folur për celulat e para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku thotë se kjo ushtri është formuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Adem Jashari dhe Zahir Pajazitin.

Sa i përket luftës, Rexhaj pohon se, duhet harru se komandantët të cilët pasluftës i njohim të gjithë e që shumica prej tyre tash janë krerët më të lartë të shtetit të Kosovës nuk e kanë nis luftën.

Ata, sipas tij, kanë përfituar nga aksionet e para të UÇK-së duke i vjedhur ato. 

“Lufta është nisur prej Ibrahim Rugovës. Ne i kemi ditur që janë grupet të cilat edhe kanë shkuar në Shqipëri për ushtrime. Ne i kemi çua në Shqipëri, por listë definitive nuk ka pas askush, pasi disa janë shkua prej Kosovës, e disa prej Gjermanisë. Unë vet kam qenë në Shqipëri, dhe motoja jonë ka qenë që sa më pak informacione me pas dhe mos me pyet për ata hiç”, thotë Rexhaj.

Image
Sali Rexhaj dhe gazetari Nehat Shaqiri

Ai thekson se, presidenti historik Ibrahim Rugova e ka dashur Zahir Pajazitin.

“Parimi i Rugovës ishte që mos të provokohet lufta. Milicët e këqij, kujt ia merr mendja dhe te dera e oborrit kur të vijnë, duhet me i sulmu dh me mbrojtë pragun e shtëpisë, por mos me u çua e me shpallë luftë dhe me shpallë territor të lirë. E as Zahiri se ka bë atë kurrë. Ai kurrë nuk ka shpallë as lagje, as rajon. Ai dhe grupi i tij kanë vendos, se ne nuk i kemi njohur të gjithë në Podujevë. Pra grupi i Zahirit kanë vendosur se kush ka me u vra, pra cili serb, dhe kur”, tregon ai.

Rexhaj, tutje në rrëfimin e tij thotë se, luftën nuk e kanë nisë këta, pra komandantët, “definitivisht nuk e kanë nisë”.

“Unë e di kur e kanë mbajtë mbledhjen në Vranjefc, kur e kanë shpallë luftën në 92 i kam pyet se çka keni para ju për me ble armë i kanë pas 1 mijë marka dhe asnjë armë nuk e kanë pas. E me një mijë marka buxhet po i shpallë luftë ushtrisë së katërt në Evropë në atë kohë ishte e çuditshme. Bile Bujar Bukoshi dhe Qeveria e atëhershme i kishin do pare, ministrat, infrastrukturën por luftëtarët që kanë luftu në teren nuk kanë qenë të LPK-së asnja, vonë janë hi, tek masi e kanë caktu Nait Hasanin diku në 96 si Shef i Shtabit për Kosovë. Ata nuk janë kanë askund. Jashart ja kanë nis luftës me Zahir Pajazitin”, tregon tutje ai.

“Unë me Zahir Pajazitin jam taku te rruga e Germisë për armë në pranverën e vitit 1991. Unë ia kam gjet ku blihen armët, unë ia kam siguru armët. Zahir Pajaziti ka qenë sekretar i degës së Podujevës i Partisë Parlamentare dhe kur u vra, është vra si kryetar i degës. Bajram Kosumi është shku i vetmi që ka mbajtë fjalim te varri i Zahir Pajazitit si kryetari i Partisë Parlamentare të Kosovës, por ai nuk ka pas lidhje me Zahirin, pasi Bajrami u ardhë më vonë”, potencon ai.

Sipas tij, me Zahirin çdo javë është takuar. “Ai ka qenë njeriu më i rregullt që ka ardhë në mbledhje të Partisë Parlamentare. Deri në vitin 1996 sa kam qenë  unë në këtë parti, ai ka ardhë rregullisht së bashku me vëllain e Nuredin Ibishit”.

“Zahiri kur më ka thanë mu për armë, i kam thanë që nuk është problem se unë kam çua armë prej Sanxhakut në Bosnje, por jo vet, i kam organizua. Bile në ato fillime, Zahiri u kanë tu dashtë me rrahë një djalë, emrin nuk po dua me tregu tash. Ai ka premtu që ia bjen armët edhe Zahiri e kish mbështet për muri, mua me thirren dhe kur po shkoj po pyes se çka po ndodhë? Zahiri tha më ka rrejt se unë i kamë pru paret për armë dhe ky nuk i ka pru armët. Sa armë po të duhen – tha shumë. Thash more i bi unë armët mos e ki problem ti atë punë. Sa më shpejt tha mi sjell armët. Unë armët i blejsha prej stërshitëseve të armëve, sepse ata ruhen për veti dhe nuk guxojshim me ble prej dikujt tjetër. Unë mendova që kanë shumë para sepse ata më thanë që kemi shumë. Sa armë ju duhen, Zahiri tha a të kish. Unë shkova në Novi Pazar dhe po e pres në hotel personin për me folë rreth metodave për me i sjell armët në Kosovë. Pastaj unë vi në Kosovë dhe po presim momentin që me i thanë atij nga Novi Pazari që hajde sjelli armët. Po i thamë Zahirit, armët i kemi të gatshme, unë jam ndërmjetësues dhe ti i merr armët dhe ia jep parat, kjo ishte mënyra që mos me zgjerua rrethin dhe me pas mundësi për zbulim. Zahiri tha e kom shit lopën për me ble armë. I kishin tubu 2 mijë marka. Me ata para vetëm 3 revole mundeshe me i ble. E unë e pata porositë një kombi me armë. Dhe e lajmërova atë nga Novi Pazari i thash mos i sjell njëherë se nuk është sigurt. Pastaj shkova e takova një llapjan me një veturë Askon e kuqe dhe e takova me Zahirin, bile dulen të njohshëm mes vete. I thash tash e mas, Zahir blej nga ky se të garantoj unë, por edhe atij i thash që Zahiri ti jep parat, por nëse jo unë i dha. Unë isha vetëm garantues dhe ai bike arme të mira dhe ishte shumë i sigurtë”, thekson në rrëfimin e tij Sali Rexhaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat