Me këtë qeveri kurrë në BE, dhe as liberalizim të vizave - Bota Sot
Me këtë qeveri kurrë në BE, dhe as liberalizim të vizave

Politika

Me këtë qeveri kurrë në BE, dhe as liberalizim të vizave

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 19 qershor 2019 Në ora: 18:50
Ramush Haradinaj

Ashtu siç edhe pritej Këshilli i Ministrave u tregua i ashpër dhe shumë kritikë për Qeverinë e Kosovës dhe rruga nëpër të cilin po ecën Kosova drejt integrimeve evropiane. Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian pothuajse në asnjë pikë nuk pajtohet me praktikat e qeverisëse të Qeverisë Haradinaj. Në trembëdhjetë nga katërmbëdhjetë pikat të cilat i ka miratuar Këshilli, kërkohet ndryshim – qoftë një dinamikë e re, qoftë një pozicion ndryshe nga ai që aktualisht mban Qeveria e Kosovës.

Pra, kërkohet që Qeveria e Kosovës t’i adresojë ndryshe problemet. Kjo dëshmon se qeveria Haradinaj ka dështuar në kryerjen e detyrave në raport me obligimet që ka ndaj BE-së. Janë të rënda kritikat që Këshilli i Ministrave adreson ndaj qeverisë së Kosovës, e cila del se s’ka bërë asgjë sa i përket e krimit të organizuar dhe korrupsioni, duke çaluar gjithashtu edhe në politikat e duhura që vendi duhet t’i ndjek.

Gjithashtu edhe ndërhyrjet politike “në emërimet e pamerituara caktimin e njerëzve të dënuar për krime lufte në pozita të tilla, që është në kundërshtim me vlerat evropiane” sipas raportit janë probleme me të cilat Kosova ballafaqohet. Mungesa e qeverisë për vizion evropian të vendit, duke bërë veprime që janë në kundërshtim me vlerat evropiane shpërfaqin grotesken e qeverisë. Ndonëse ne që përcjellim zhvillimet politike, por edhe shoqëria civile ka bërë vazhdimisht thirrje se vendi duhet të ndryshoj qasjen dhe rrugëtimin e saj, pasi vendi ka stagnuar, zyrtarët e qeverisë vazhdimisht janë mburrur se vendi po ecën në rrugën e duhur. Raporti i kësaj të marte nxjerr të vërtetën në shesh, që si zakonisht nuk i përket qeverisë.

Por kritikat e Këshillit të Ministrave janë veçanërisht të ashpra për taksën ndaj produkteve me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, për punësimet e njerëzve me precedentë penalë (dhe të dënuarit për krime lufte), për mos implementimin e Asociacionit, për mos hapjen e Urës së Mitrovicës, dhe për mënyrën si po trajtohet Gjykata Speciale. Mbushja e qeverisë, e zyrave të shteti me njerëz të lidhur me krimin, dhe vet të implikuar në krim janë dukuri që përveç se po “vjedhin” vendet e punës, gjithashtu po krijojnë dëshpërim tek qytetarët e ndershëm, të cilët s’mund të besojnë së këtu mund të ketë drejtësi kur krimineli merr detyra shtetërore. .

Deri tani qeveria na ka gënjyer se gjoja i “kemi kryer të gjitha obligimet qe lidhen me liberalizimin e vizave” që gjë përgënjeshtrohet nga Këshilli. Sipas tyre “Vendimi lidhur me propozimin për liberalizimin e vizave është duke u shqyrtuar aktualisht nga Këshilli”, që nënkupton se viza nuk do të ketë, pasi dështimet e Kosovës në luftë kundër krimit, nepotizmi dhe kapja e shteti nga krimi e bëjnë të pamundur një gjë të tillë. Kosova posedon legjislacionin më të mirë ndoshta në rajon, por mungon vullneti politik për t’i zbatuar ligjet. Kjo ngase veprimet e qeverisë, dhe politikës në vend janë në kundërshtim me ligjin, andaj mënjanimi i saj u jep hapësirë për të vepruar.

Me pak fjalë, edhe Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian shprehi mospajtimin e BE–së për rrugën dhe mënyrat që po përdor Kosova, si paralajmërim për pozicionin që do të mbahet në çështjet që lidhen me agjendën evropiane të vendit. Kosova, duke u qeverisur nga njerëz që nuk kanë synim vendin por fatin e tyre personal, e ka ngulfatur vendin në rrugën e saj. Kjo është e papranueshme për një vend që ka synim vlerat dhe ecjen drejt BE. Me pak fjalë, Këshilli na tregoi se me këtë qeveri nuk mund të ecim tutje, dhe se rruga për në BE është shumë e largët. Ndërsa, për liberalizim të vizave, as mos të ëndërrojmë kot.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...