Detaje të reja të skandalit të presidentit me agjentin e BIA-s: Thaçi Nikoliqin e thërret “babë”, e ky i thotë “djalë”

Politika

Detaje të reja të skandalit të presidentit me agjentin e BIA-s: Thaçi Nikoliqin e thërret “babë”, e ky i thotë “djalë”

Nga: N.Sh Më: 26 qershor 2019 Në ora: 15:13
Hashim Thaçi dhe Nikoliqi

Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Shpend Maxhuni sot është pyetur nga Komisioni Parlamentar që e mbikëqyr këtë institucion lidhur me serbin Bratislav Nikoliq i cili vite me radhë ishte pjesë e institucioneve të Kosovës.

Pas mbledhjes u tha se Maxhuni ka deklaruar që Inteligjenca tani është duke u marrë me verifikimin se a ka lidhje Nikoliq me shërbimet e sigurimit në Serbi. Ndërkohë sipas kryetarit të komisionit, deri tani dihet që ka ekzistuar një njohje mes Thaçit dhe Nikoliq që nga viti 2012.

Për këtë çështje, ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, thotë se presidenti, Hashim Thaçi aksidentalisht ka vendosur që ta shkarkoj anëtarin e shërbimit sekret BIA-s serbe, Branisllav Nikoliç.

“Vetëm kur i ka dalë në shesh kjo afër presidentit, sepse ndryshe ai nuk do ta kishte bërë këtë asnjëherë sikur mediet të mos e kishin zbuluar atë, edhe pse i pari i shtetit e ka ditur të kaluarën e tij. Është rrenë e kulluar që presidenti i Kosovës nuk e ka ditur se "këshilltari" i tij, i cekuri që është agjent sekret i BIA-s, UDB-së. Po e them këtë duke qenë plotësisht i bindur në këtë që mendoj sepse presidenti i Kosovës i ka këshilltar afër vetit dy ish drejtorët e AKI-së që e kanë ditur mirë se cilin e kanë kolegë. Tani befasoheni se nga i din Serbia të gjitha planet e Kosovës dhe operacionet e policisë të Kosovës akoma pa u implementur ato plane shtetërore”, thotë Miftari.

Ai ka hedhur akuza të rënda ndaj Thaçit, për të cilin thotë se është produkt i shërbimeve të huaja sekrete.

”I njëjti njeri që e kemi sot president është vet produkt i shërbimeve sekrete, në këtë rast shërbime armiqësore, si shërbimit sekret francez DGSE dhe shërbimi serb UDB. Thaçi e ka ditur shumë mirë kë e ka brenda pasi vëllamin e Bratisllav Nikloliqit presidenti i jonë Thaçi e ka shumë jaran, shpesh kanë pirë dhe pinë raki bashkë, dhe Thaçi e thërret babë e aj e thërret presidentin tonë djalë. Kjo tregon qartë se presidenti e ka ditur shumë mirë kë e ka brenda këshilltar të vetin”, shprehet Miftari.

Sipas tij, po të kishte pasur Kosova prokuror të shtetit që e mbron kushtetutën dhe ligjin dhe interesin nacional, tani pa një pa dy, presidenti do të përfundonte në burg.

“Por kjo nuk ndodhë që nga pas lufta Hashim Thaçi nuk mundur të jeton pa UDB-në dhe serbët dhe kjo është arsyeja pse ai është përkujdesur për ti mbushur edhe prokurorinë, gjyqësinë, policinë dhe AKI-në plot me UDBASHA dhe me familjar të UDBASH-ve dhe me servil të tij”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat