Kërkohet fokusimi i Amerikës në çështjen e Kosovës, Trump po merret me gjëra të tjera

Politika

Kërkohet fokusimi i Amerikës në çështjen e Kosovës, Trump po merret me gjëra të tjera

Nga: Z.B Më: 5 korrik 2019 Në ora: 16:36
Flamuri amerikan

Kongresisti amerikan, Eliot Engel, ka thënë se Shtetet e Bashkuara duhet të kthejnë vëmendjen kah Kosova dhe Serbia, ashtu siç kanë bërë administratat e mëparshme amerikane të presidentit Bill Clinton dhe George Ë. Bush.

Ai gjithashtu ka cekur se druan se çështjet e rëndësishme kanë rënë në plan të dytë, për shkak të gjërave të tjera me të cilat po merret administrata Trump, ndërsa i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë, t’i rikthehen dialogut.

“Druaj se pjesëmarrja dhe vëmendja e Shteteve të Bashkuara në këtë çështje të rëndësishme kanë rënë në plan të dytë, për shkak të gjërave të tjera me të cilat po merret administrata Trump…”, ka thënë kongresisti amerikan, Eliot Engel.

Ndërsa në lidhje me këtë deklaratë eksperti i sigurisë Drizan Shala për gazetën “Bota sot”, është shprehur se duke u bazuar në gjeopolitikën globale në të cilën është duke rrëshqitur fuqitë e mëdha të botës (Rusia, Amerika, Kina, Irani, Korea Veriore) problematika e cila është duke u karakterizuar raportet Amerikë/Iran, apo Amerikë/Kore e Veriut apo zhvillimet në Lindjen e Mesme e ka orientuar planin gjeostrategjik, që çështjet e Ballkanit janë rrëshqitur në planë të dytë për administratën e Trumpit.
 

Image
Eksperti i sigurisë, Drizan Shala

“Këtë mund të vërejmë në deklarimet nga state departamenti amerikan mbi procesin për normalizimin e marrëdhënieve në mesë Kosovës/Serbisë që ne e mbështetem çdo marrëveshje e cila mund të stabilizoj Ballkanin dhe në këtë rast po len të nënkuptohet që Amerika fokusin me nuk e ka si administratat e dy ish Presidenteve Amerikan Billi Clintonit dhe George Bush”, ka thënë Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat