Taksa, kryeneçësi pa asnjë rezultat, çmimet në Kosovë u rritën e mallrat serbe s’po ndalen

Politika

Taksa, kryeneçësi pa asnjë rezultat, çmimet në Kosovë u rritën e mallrat serbe s’po ndalen

Nga: N.Sh Më: 6 korrik 2019 Në ora: 16:51
Ilustrim

Ndërkombëtarët po bëjnë presion ndaj Kosovës, që të largohet taksa 100% e vendosur ndaj produkteve serbe dhe atyre të Bosnjës, në mënyrë që të hapet rruga e dialogut me Serbinë.

Mirëpo, një gjë e tillë po has në vesh të shurdhër të shurdhër të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Taksa po cilësohet si kryeneqësi e cila nuk po sjellë rezultate.

Njohësi i çështjeve politike dhe juridike në Kosovë, Blerim Burjani, pohon se, taksa i ka rritur çmimet e produkteve në Kosovë, ndërsa shton se, taksa po vlerësohet si patriotizëm nga Haradinaj, por që Serbinë nuk e detyron asgjë.

“Taksa mbetet një kryeneçësi, por deri tash kurrfarë rezultati nuk ka sjellë përveç që ka rritë çmimet e produkteve në vend për rreth 30%. Taksa po vlerësohet si patriotizëm prej kryeministrit Ramush Haradinaj, në anën tjetër Serbinë nuk e detyron dot për asgjë. E tërë bashkësia ndërkombëtare përmes taksës është shtyrë të i bën presion vetëm Kosovës, por deri tash asnjë presion  nuk i është bërë Serbisë për shkak të lobimit kundër Kosovës nga ana serbe”, vlerëson Burjani për gazetën “Bota sot”.

Sipas tij, deri tash nuk ka kurrfarë rezultat e as që ka pas ndonjë presion minimal kundër ekonomisë serbe.

“Përderisa Serbia vetëm e shfrytëzon taksën për të i ik dialogut me Kosovën, edhe ashtu i konvenon plotësisht taksa për të mos arrit asnjë rezultat në dialog që BE-ja dhe SHBA-ja po tentojnë me detyru Serbinë për normalizimin e raporteve”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat