A janë të përfshirë Fatmir Limaj dhe Rexhep Selimi në vrasjen e Xhemajl Mustafës dhe tentim vrasjen ndaj Fetah Rudit?

Politika

A janë të përfshirë Fatmir Limaj dhe Rexhep Selimi në vrasjen e Xhemajl Mustafës dhe tentim vrasjen ndaj Fetah Rudit?

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 10 korrik 2019 Në ora: 12:23
Rexhep Selimi dhe Fatmir Limaj

Vrasjet e paslufte vazhdojnë të mbesin një barrë e rëndë për drejtësinë në Kosovë, e cila shpesh herë është justifikuar se nuk kemi fakte për këto vrasje. Megjithatë, edhe sikur të kishin fakte prapë se prapë s’do të reagonin, duke qenë se drejtësia është e kapur nga partitë në pushtet. Njëra ndër tentim vrasjet me të spikatura është ajo e Fetah Rudit.

Atentati ndaj Fetah Rudit ka ndodhur më 15 dhjetor 2000, në fshatin BYTYQ (ura e Bytyqëve) në orën 14:35. "Atentati ndaj meje ka ndodhur në fshatin Bytyq të Drenasit, tek një pompë e benzinës, që është jo larg komunës së Malishevës. Ka ardhur një kerr i kuq, Opel Astra, xhamat e errët. Ka dalë një person me maskë dhe më plagosur në krah. E kanë hapur dritaren e parë të shoferit. Prapa në veturë nuk e di sa kanë qenë, por dy persona kanë qenë në pjesën e parë. Të dy i kam parë se kanë qenë biondë", ka thënë Rudi në njëra ndër mediat e vendit tonë para disa kohësh. Pas këtij atentati Rudi është në Itali është dërguar pa vetëdije. Kjo për Rudin është diçka misterioze që sipas tij, duhet ta shpjegojnë mjekët në Prishtinë. Rudi shpesh në media ka pohuar se i din emrat e tre personave që kanë tentuar ta vrasin atë, njëri prej personave ka qenë nga Petrova e Shtimes, njëri nga Vermica e Malishevës që jetojnë në Prizren dhe një nga komuna e Obiliqit. Të tre ata në ditën e atentatin kanë pasur aksident me makinë dhe kanë vdekur. Por kush qëndron pas këtij tentim atentati, që rrjedhimisht mund të këtë lidhje edhe me vrasjet të tjera. Pasi siç ka deklaruar edhe kryeprokurori Lumezi, armën me të cilën është bërë atentati e ka Policia e Kosovës, dhe se është arma e njëjtë me të cilën është vrarë Xhemajl Mustafa. Personi kyç në këtë rast, por edhe në një tjetër që i është munduar t’i bëhet Fetah Rudit është dëshmitari X, konkretisht Agim Zogaj.

Pikërisht Zogaj e kishte njoftuar Fetah Rudin se urdhrin për vrasjen e tij e ka dhënë Fatmir Limaj. Pikërisht me urdhrin e krerëve të politikës së majtë në Kosovë z. Rudi ishte arrestuar gjatë luftës, me njerëz që siç deklaronte edhe z.Rudi “ se ata që e kane arrestuar janë sot udhëheqës në institucionet e Komunës së Malishevës. Udhëheqin shoqatat e luftës, por këto ia kam lënë drejtësisë”. Rasti i Fetah Rudit është rast enklatant për të dëshmuar se në çfarë niveli të varësisë nga politika ka rënë drejtësia, e cila nuk ka guxim të arrestoj, apo edhe të merr në pyetje personat e përmendur nga z.Rudi. Pikërisht për faktin e këta persona janë të lidhur me politikën, e cila është mbi drejtësinë dhe kontrollon ate.

Gjithashtu, më skandaloze është edhe fakti se me armën e njëjtë që është bërë atentat ndaj z.Rudi është vrarë edhe z.Xhemajl Mustafa. Për këtë të fundit thuhet se njerëzit që kane qëlluar mbi të kanë qenë truproje e Rexhep Selimit, i cili deri tani nuk është treguar i gatshëm për të zbardhur këtë të vërtëtë. Kjo nuk do të thotë se z.Selimi është fajtor, por rrjedhimisht të jepte kontributin e tij në këtë drejtim, apo edhe të distancohet nga njerëzit që janë kujdesur për sigurinë e tij paslufte. Pikërisht .Z. Selimi ka qenë ministër i brendshëm pas lufte në qeverinë e përkohshme të Thaçit, dhe duhet të jep përgjegjësi për vrasjet e pas luftës, nëse edhe vet s’ka qenë i përfshirë.

Si Rexhep Selimi ashtu edhe Fatmir Limaj duhet të merren nga prokuroria në pyetje, edhe pse kjo nuk ndodh deri sa kriminelët e diktojnë punën e prokurorisë. Shpresoj se Gjykata Speciale do të merret me këtë raste, të cilat rëndojnë mbi themelet e pavarësisë së Kosovës.

Pa zbardhjen e këtyre vrasjeve as të vdekurit nga këto atentate s’do të pushojnë të keqen dhe fatmirësisht ata që kanë shpëtuar s’do të vdesin të qetë pa i pa prapa grilave ata që dhanë urdhëro për tu marr jetën njerëzve me të ndritur të kombit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat