Krasniqi tregon se kush duhet të jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës, jep dhe arsyet

Politika

Krasniqi tregon se kush duhet të jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës, jep dhe arsyet

Nga: G.B Më: 22 korrik 2019 Në ora: 23:08
Qeveria e Kosovës, foto arkiv

Partitë politike në vend po presin që presidenti të shpallë zgjedhjet e parakohshme për në muajin shtator.

Të gjitha partitë janë shprehur të gatshme për zgjedhje, derisa nga opozita është përmendur një koalicion i mundshëm parazgjedhor, LDK-VV.

Për zgjedhjet dhe një koalicion të tillë, njohësi i çështjeve politike në vend, Faik Krasniqi, ka thënë për gazetën “Bota sot” se zgjedhjet duhet të caktohen dhe se këto dy parti duhet të futen në koalicion, pasi do të fitonte shumicën absolute të deputetëve.

Image
Faik Krasniqi

“Kryeministri Haradinaj dha dorëheqje dhe Qeveria ra. Nuk ka arsye që mos të caktohet data e zgjedhjeve, jo më larg se 45 ditë aq sa e parasheh ligji. Për të mirën e Kosovës do të duhej që LVV dhe LDK të futeshin në një koalicion parazgjedhor. Ky koalicion do të fitonte shumicën absolute të deputetëve”, është shprehur ai.

Sipas tij, për të mirën e vendit, kryeministër i ardhdhëm i Kosovës do të duhej të ishte Albin Kurti, pasi nuk ka qenë asnjëherë në pushtet dhe të tjerët deri më tani kanë punuar vetëm për interesa personale dhe partiake.

“Për mendimin tim dhe për të mirën e këtij vendi, Albin Kurti do të duhej të ishte kryeministër i ardhshëm i Kosovës. I kemi provuar të gjitha partitë dhe gjendja e mjerueshme është treguesi më i mirë se të gjithë kanë dështuar. Ose më mirë të themi kanë punuar vetëm për interesa personale dhe partiake. Prandaj duhet t'i jepet rasti z. Kurti që ta udhëheq Qeverinë, sepse nuk e kemi provuar në pushtet”, ka deklaruar Faik Krasniqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat