Në prag të kuvendit të LDK-së

Politika

Në prag të kuvendit të LDK-së

Idriz Zeqiraj Nga Idriz Zeqiraj Më 24 korrik 2019 Në ora: 14:31
LDK

Përkujdesja e tepruar e kreut të LDK-së, Isa Mustafa, me klanin e tij, për të ruajtur statusquonë dhe anashkaluar reformat, çoi në shpërthime zemrat dhe kacafytje të delegatëve, anëtarësisë së partisë.

Në vjeshtën e vitit të largët 1964, shokët e ilegales më sugjeruan ta ofroj në grup Ibrahim Rugovën. Dhe, unë, në mirëbesim të plotë, i hapa letrat me Ibrahimin. Përgjigja ishte hipotetike: "Dakord! Po i bashkohem grupit tuaj. Por, a zgjidhim diçka? Ja, u arrestua Demaçi, bashkë me disa dhjetëra burra e djem të ilegales. Më thuaj se cili grup mbeti pa u zbulua?"

Pas tre vitesh, sërishmi, ngulmova, për të ndarë mendimet me Ibrahimin. Përgjigja ishte entuziaste. "Po, ka ardhur koha me dalë nga çubat". Dhe, Ai këshilloi të gërshetohet puna ilegale me atë legale, për të bërë kërkesa dhe debate të hapura, publike.

Ibrahim Rugova, tashmë, student, nismoi ta lëndëzojë idenë e shprehur. Vihet në drejtim të shtypit të studentëve. Gazeta "Bota e re" do të bëhej gazeta e parë opozitare e medieve dhe e pushtetit në Kosovë. Reagimet e pushtetit të kohës ishin të shpeshta, madje, revista letrare studentore "Plejada" u ndalua së botuari.

Javorja "Fjala", do t`ia rezervonte një faqe të saj Ibrahim Rugovës. Duke bërë analizën e krijimtarisë të poetëve të rebeluar ndaj pushteteve të kohës, stigmatizonte regjimin monist të viteve `70-a. I cilësuar si shkrim atakues të pushtetit, një numër i javores “Fjala”, u tërhoq nga shitja, me sugjerimin për të hequr disa fragmente nga shkrimi. Ibrahim Rugova ishte i prerë se "nuk heq as edhe një fjali!"

Diskutimi i Dr. Ibrahim Rugovës në Kongrasin e Lidhjes së Shkrimtarëve të Jugosllavisë në Novi Sad, ishte sa i veçantë, aq edhe dinjitoz. Themelimi i të parës parti politike pluraliste në Kosovë, “i nxori nga çubat” edhe ilegalët e LPK-së, të cilët, pas vrasjes të Jusuf Gërvallës, harruan hallet e Kosovës dhe merreshin me vetveten. Dhe, në vend që të shprehnin mirënjohjen, për shërbimin e madh që u bëri Ibrahim Rugova, ata, pacipërisht e turpshëm, kërkonin e kokën e Tij!

Tri dekada më vonë, është Isa Mustafa, me klanin e tij, i cili e futi LDK-në në ilegalitet, duke bërë zgjedhje klandestine, të fshehta, me qëllim të ruajtjes të statusquosë, mbetjen e LDK-së zvarranike e bisht i bandës së PDK-së.

Për çudë, pas të gjithë asaj maskarade "zgjedhore", klani pretendon ta përmbyllë Kuvendin në mënyrë solemne. Urojmë që, vërtet, Kuvendi të jetë solemn, me surprizën zgjedhore, ndryshe nga tri Kuvendet e fundit farsë të LDK-së.

Përleshjet - shprehje e kundërshtive ndaj statusquosë në LDK-e

Jemi në prag të mbajtjes të Kuvendit të IX-të Zgjedhor të LDK-së. Incidentet, deri në përleshje fizike në Nëndegët e LDK-së, janë arsyetuar, falsifikueshëm, kinse “kjo parti do t`i fitojë zgjedhjet dhe luftohet për konkurrencë pozite e punësimi!” Realisht, është shpërthim zemrate ndaj klanit të stazhionuar, degradues të LDK-së, i cili provokon dhe irriton anëtarësinë, duke i lakuar emrat e mundshëm për kryetarin e ardhshëm të LDK-së, eksponentë të klanit, të cilët e mbajnë në pozitë, në pushtet PDK-në, që nga shuarja fizike të Presidentit Rugovë.

Qysh kur akademik Kujtim Shala dhe ndoca nga rinorët deputetë, u heshtën, si mundësi kandidimi për kryetar të LDK-së, duke u zëvendësuar me gardistë të vjetër butakë, të cilët ngulmojnë në statusquonë baltake: PAN-istët kriminelë në kupolë të shtetit dhe të pushtetit, ndërsa LDK-ja opozitë e papërfillshme. Andaj, kundërshtia e anëtarësisë u shpreh me grushtime e karrige, në kuvendet zgjedhore në Mitrovicë, Prishtinë, Ferizaj e gjetkë.

Të shantazhuarit, nuk kanë integritet njerëzor

Bota demokratike bënë shumë kujdes, kur është fjala për pastërtinë biografike të kuadrit drejtues shtetëror, partiak, diplomatik e tjerë. Sepse njollat biografike të një kuadri, reflektohen në mungesën e integritetit, frikësimit, për të mbrojtur parime dhe për të marrë vendime, në interes të shtetit apo të partisë. Shembullojmë me krye krerët kriminelë të PAN-it: Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Kadri Veseli, Fatmir Limaj dhe banditërit që i rrethojnë. Këta janë të shantazhuar nga Serbia, për krimet vrastare të shqiptarëve, sa të pambrojtur, aq edhe të pafajshëm.

Po kaq të shantazhuar janë Isa Mustafa dhe disa klanorë rreth tij, nga PAN-istët me SHIK-un e tyre krimnal, i cili është themeluar enkas për terrorizëm e vrasje, kërcënim, shantazhim e frikësim, në vijimësi, me qëllim të marrjes të pushtetit dhe të mbajtjes së tij, me shantazhe e dhunë. Për rrjedhojë, kjo trysni e ka vënë LDK-në në shërbim të PDK-së, duke i siguruar asaj pushtetin e përgjakur për vite me radhë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat