Kërkohet mbajtja e zgjedhjeve, sa më shpejt aq më mirë - Bota Sot
Kërkohet mbajtja e zgjedhjeve, sa më shpejt aq më mirë

Politika

Kërkohet mbajtja e zgjedhjeve, sa më shpejt aq më mirë

Nga: D. B Më: 30 korrik 2019 Në ora: 12:57
Ilustrim

Shkuarja në zgjedhje duhet të bëhet me urgjencë, pasi kjo është premisë për ti ndalur të gjitha të këqijat që ende nuk kanë të ndalur të koalicionit PAN.

Kështu ka vlerësuar publicisti Faton Abdullahu i cili në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se ata që bëjnë çfarëdo kalkulime për ti shtyrë ato tregojnë se nuk janë të gatshëm për zgjedhje të parakohshme, apo thënë më saktë, ata e dinë se do të ndëshkohen nga qytetari.

“Ata që nuk i ndërmarrin të gjitha veprimet ligjore e procedurale që janë të qarta, me qëllim që vendi të shkoj në zgjedhje sa më parë. Dhe nëse nuk e ndalin një të keqe e cila po vazhdon të rrjedh nga kjo qeverisje, në të vërtetë bëhen hisedar aktiv në mos zhbllokimin e proceseve që po i kushtojnë shumë vendit tonë dhe kualitetit të jetës së qytetarëve tanë”, ka thënë Abdullahu.

Sipas tij, zgjedhjet duhet të sigurojnë atë që nuk e pati të qëndrueshme asnjëherë koalicioni PAN, shumicën funksionale.

“Ky koalicion qeverisi me pakicë, që do të thotë pa legjitimitet e pa demokraci dhe kjo duhet të ndalet. Kjo më së miri bëhet tani duke i dhënë mundësi që qytetari të dal para kutive të votimit dhe të vendos. Sa më parë aq më mire”, ka thënë publicisti Faton Abdullahu.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...