“Të nisin procedurat për shkarkimin e Thaçit”, Kelmendi numëron arsyet

Politika

“Të nisin procedurat për shkarkimin e Thaçit”, Kelmendi numëron arsyet

Nga: D.B Më: 8 gusht 2019 Në ora: 16:58
Hashim Thaçi

Njohësi i çështjeve juridike e politike Muhamet Kelmendi, në një prononcim për “ Bota sot” ka thënë se Presidenti Thaçi po e shfrytëzon normën kushtetuese të nenit 95, paragrafi. 5, lidhur me ndërtimin e një Qeverie të re, pa shkuar në zgjedhje.

Sipas tij, kjo formë e qeverisjes i ndihmon Thaçit më së shumti, prandaj është edhe në kërkim të votave në Kuvend dhe të mandatarit të ri për Qeveri.

“Kuptohet se këtu janë vetëm dy mundësi, pasi tash dihet se AAK nuk është më pjesë e PAN-it, e po ashtu edhe VV nuk shkon me PDK-në në Qeveri të re pa zgjedhje. Po kush ka mbetur tani lind pyetja. Thjesht PSD-ja dhe LDK-ja me Behgjet Pacollin dhe NISMEN e Fatmir Limës. Këtyre nuk iu shkon për shtati zgjedhjet e reja të parakohshme. Pra pa një koalicion parazgjedhor as PSD-ja e as NISMA e AKR nuk do të fitojnë numrin e tashëm të deputetëve. Madje nuk dihet fare se a do të kalojnë vetëm për vetëm pragun zgjedhor. Këtu është interesi i tyre. Ndërsa interesi i Hashim Thaçit është më i thellë dhe këto janë shkaqet”, ka thënë profesor Kelmendi.

Image
Muhamet Kelmendi

Ai ka vlerësuar se me konstalacionin e forcave të reja në Kuvend ndaj Thaçit do të zhvillohet procedura për shkarkimin e tij nga detyra e Presidentit.

“Pra fakte ka mjaft, vetëm, disa çështje ti kujtojmë. Formimi dhe udhëheqja e Klanit "Pronto", futja e emërtimit të shtetit tonë në thonjza: Marrëveshja për Asociacion, jo në kuptimin e asociacionit pa pushtet te trete, por me pushtet, pastaj kalimi i bisedimeve me palën serbe nga bisedimet teknike ne politike, Bërja palë të Serbisë në çështjet e brendshme të Kosovës dhe deklaratat dhe politika e Thaçit për ndarjen e Kosovës. I përmenda disa prej fakteve që janë mjaft për procedurë të shkarkimit nga Presidenti. Pra kjo në njërën anë dhe në anën tjetër me zgjedhjet e reja mbetet në mes politika Thaçi -Vuqiç për marrëveshje, duke e ndarë dhe copëtuar Kosovën”, ka thënë profesor Kelmendi

Sipas tij, janë këto fakte për të cilat nuk u shkarkua Kuvendi dhe se përse po vazhdon kaq gjatë ende procedura.

“Pse po iket nga zgjedhjet e reja, thjeshtë qëllimi është ruajtja e pushtetit politik juridiko diplomatik e ekomomik të krijuar tash e mbi një decenie të paprekur dhe kështu të vazhdohet jeta qeverisëse në Republikë, pasi nuk ka asnjë shkak tjetër”, ka thënë profesor Muhamet Kelmendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat