Zyrtari i LDK-së: PDK-ja dhe Kadri Veseli po keqpërdorin miqësinë tonë të shenjtë me SHBA-të - Bota Sot
Zyrtari i LDK-së: PDK-ja dhe Kadri Veseli po keqpërdorin miqësinë tonë të shenjtë me SHBA-të

Politika

Zyrtari i LDK-së: PDK-ja dhe Kadri Veseli po keqpërdorin miqësinë tonë të shenjtë me SHBA-të

Nga: V.R Më: 2 tetor 2019 Në ora: 15:06
LDK

Zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës, gjegjësisht kryetari i saj Kadri Veseli ka nëpërkëmbur miqësinë dhe lidhjet e ngushta të Kosovës, me SHBA-të, shkruan “Bota sot”.

Sipas tij, duhet të jesh shumë i ulët të hysh në një valle të tillë keqpërdorimi.

“Ky është një keqpërdorim flagrant i mikut më të mirë, më të rëndësishëm dhe më të sinqertë të vendit tonë. Duhet të jesh shumë i ulët të hysh në një valle të tillë keqpërdorimi. SHBA-të janë miq të popullit të Kosovës, jo të ndonjë individi apo partie politike. E në veçanti jo atyre të cilat kanë instaluar krimin dhe korrupsionin”, tha ai.

Më tej, Gecaj, shtoi se është fat i mirë që SHBA-të njohin secilin.

“Është një keqpërdorim i turpshëm, por fati ynë është se ata e dinë për secilin nga ne, kush dhe çfarë jemi. Populli duhet t’i dënoi ashpër ata që keqpërdorin mikun tonë të përhershëm”, tha ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...