Mulliqi: Beogradi ndikoj në politikën e Kosovës, s’patën njerëz me iu kundërvu forcave çetnike të Sheshelit, Nikolit dhe Vuçiqit - Bota Sot
Mulliqi: Beogradi ndikoj në politikën e Kosovës, s’patën njerëz me iu kundërvu forcave çetnike të Sheshelit, Nikolit dhe Vuçiqit

Politika

Mulliqi: Beogradi ndikoj në politikën e Kosovës, s’patën njerëz me iu kundërvu forcave çetnike të Sheshelit, Nikolit dhe Vuçiqit

Nga: D. B. Më: 7 nëntor 2019 Në ora: 14:46
Skender Mulliqi

Qytetarët e Kosovës shumë gjatë duruan padrejtësi në kurrizin e pushtetarëve. Duruan duke jetuar në mjerim në një vend i cili i ka të gjitha predispozitat për të jetuar mirë. Dhe këtë pushtetarë që për 20 vite ishin në krye të shtetit, tanimë e kanë humbur besimin e qytetareve.

Kështu ka vlerësuar analisti politik Skënder Mulliqi i cili në një prononcim për gazetën “Bota sot” ka thënë se tanimë diçka është e sigurt, sepse rinia e Kosovës pas një kohe të gjatë, e kuptuan rolin e vet në shoqëri.

Sipas Mulliqit, qytetarët e Kosovës më në fund, treguan fuqinë dhe vetëdijesimin e tyre politik, duke zgjedhur meritorët.

“Ky do të jetë me gjasa fati ynë i madh, sepse shumë gjatë qytetarët duruan padrejtësi në kurrizin e tyre. Mjaftë duruan duke jetuar keq në një vend i cili i ka të gjitha predispozitat për të jetuar mirë. Diçka është tashmë e sigurt. Rinia jonë pas një kohe të gjatë e kuptuan rolin e vet në shoqëri. Treguan fuqinë dhe vetëdijesimin e tyre politik duke zgjedhur me në fund meritorët. Ky do të jetë me gjasa fati ynë i madh. Këta që për 20 vite ishin në krye të shtetit e humbën besimin e popullit. Filluan haptazi dhe fshehurazi të na kthejnë në vitet e 90-ta. Pas gjithë këtyre të këqijave të cilat na kanë vërshuar nga të katër anët sigurisht së nuk u ka mbetur respekt. Filluan të na ndryshojnë edhe historinë për së mbrapshti. Këta e dinë mirë së populli vonon por nuk harron. Nuk harrojë duke i ndëshkuar rënd më votë, së rregullisht për shumë vite manipuluan më votën, manipulan më kërkesat reale të popullit. Nuk u votua më bllanko. Kosova në BE dhe në NATO nuk ka mundësi të hynte më këto struktura politike”, ka thënë analisti politik Skënder Mulliqi.

Sipas tij, këto struktura kanë mundësuar që të kemi edhe ndërhyrje të shpeshta dhe brutale të Serbisë në punët e brendshme te Kosovës.

“Madje politika e Beogradit zyrtar ndikojë në politikën zyrtare të Prishtinës. Mos njohja e shtetit të Kosovës nga ana e Serbisë po ia bënë më të lehtë asaj që ta destabilizon vendin. U futëm për gjithë këto vite në bisedime pa asnjë kusht, që ishte presedan i llojit të vet. Me shumë patëm bisedime politike së sa bisedime për normalizim të mosdhënieve  të ndërsjella me Serbinë. Patëm njerëz që nuk iu kundërvuan politikës destruktive të Beogradit. Nuk iu kundërvuan sa duhet forcave çetnike të Sheshelit, Nikolit dhe Vuçiqit. Albin Kurti dhe Vjosa Osmani kanë kapacitete dhe nuk shantazhohen që ti kundërvihen politikës ekspansioniste të Serbisë…Pastaj do tu vjen radha të sundimit të rendit dhe te ligjit jo funksional. Sigurisht së do të intervenohet për së mbari në të gjitha sistemet të cilat po funksionojnë më defekte. Prioritet do të jetë padyshim hapja e vendeve te reja të punës për të rinjtë të cilët kanë mbetur në mëshirën e kohës”, ka thënë analisti politik Skënder Mulliqi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat