“Ti je rrenc i madh, Rexhep Selimi ka shpëtu pa asnjë therr në këmbë”, përplasja e madhe mes “Dhjetëshit” dhe “Smajlit” - Bota Sot
“Ti je rrenc i madh, Rexhep Selimi ka shpëtu pa asnjë therr në këmbë”, përplasja e madhe mes “Dhjetëshit” dhe “Smajlit”

Politika

“Ti je rrenc i madh, Rexhep Selimi ka shpëtu pa asnjë therr në këmbë”, përplasja e madhe mes “Dhjetëshit” dhe “Smajlit”

Nga: N.H Më: 10 nëntor 2019 Në ora: 18:29
Ramush Haradinaj dhe Rexhep Selimi

Gazeta “Bota sot”, gjatë ditës ka raportuar ish-gjenerali i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe njëherësh deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, është ftuar nga Gjykata Speciale, në cilësinë e të dyshuarit.

E për Selimin shumë figura të lartë shtetërore kishin deklaruar se ka “shpëtuar” mirë pasluftës.

Pikërisht kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, muaj më parë kishte një përplasje të madhe me ish-shokun e luftës, Rexhep Selimin, i njohur gjatë luftës si “Dhjetëshi”.

Kryeministri në shkuarje e kishte rënduar aq shumë Selimin, sa që e kishte quajtur rrenc ish-bashkëluftëtarin e tij.

“Rexha është një djalë shumë i meqëm, prej që ja ka nisë lëvizjes për liri është aktiv, por therr si ka hi, përnjëmend një therr si ka hi dikund Rexhep Selimit. Ka shpëtu vet, djalë i mençur, edhe pasluftës ka shpëtu mirë. As nuk e ka bërë një ditë burg, asnjë problem si ka ndodhur”, ishte shprehur Haradinaj.

Kujtojmë se Rexhep Selimi i VV-së edhe në vitin 2004 ishte intervistuar nga hetuesit e Tribunalit të Hagës.

Ai atë botë ishte marrë në pyetje për aktivitetin e tij në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës ndërsa gjatë asaj kohe, ishte pjesë e AAK-së.

Ndërkaq, Gjykata Speciale me ftesat e saj edhe sot e ka vazhduar punën e saj, ndërsa vetëm gjatë ditës së djeshme ka ftuar tre ish ushtarë të UÇK-së për intervistim, një prej tyre edhe ish-pjesëtarin e UÇK-së, Halil Çadrakun.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat