Deputeti i LDK-së ndaj të cilit është bërë atentat, flet për Gjykatën Speciale, zbulon detaje të rëndësishme

Politika

Deputeti i LDK-së ndaj të cilit është bërë atentat, flet për Gjykatën Speciale, zbulon detaje të rëndësishme

Nga: N.H Më: 15 dhjetor 2019 Në ora: 22:14
LDK

Deputeti zgjedhur i LDK-së, Fetah Rudi, i cili si pasojë e një atentati me armë ka mbetur i plagosur rëndë dhe është i palëvizshëm.

Rudi në një intervistë për gazetën “Bota sot”, duke folur për Gjykatën Speciale, ka thënë se deri më tani nuk është kontaktuar nga kjo gjykatë.

Mirëpo, ai ka bërë me dije se nëse e thërrasin, do t’i përgjigjet pozitivisht.

Image
Presidenti Rugova dhe Fetah Rudi

“Jo, deri më tani nuk jam kontaktuar nga Gjykata Speciale. Por nëse me thërrasin unë do t’i përgjigjem pozitivisht. Jo vetëm Gjykatës Speciale, por çfarëdo organi të drejtësisë unë do t’i përgjigjem me faktet dhe dëshminë time sa i përket atentatit ndaj meje. Unë asnjëherë nuk kam heshtur, dhe kam qenë i gatshëm çdo herë që të dëshmojë kudo që më ftojnë, por askush nuk ka pas guximin që të merret me rastin tim, por edhe me rastet tjera të vrasjeve politike”, ka deklaruar Rudi për gazetën “Bota sot”.

Rudi mes tjerash në këtë intervistë ka thënë se njerëzit që e përcollën aktivitetin e tij politik, pa dyshim se ishin ata që e arrestuan dhe e rrahën edhe gjatë luftës së fundit, të veshur me petkun e PDK-së.

Kujtojmëse Fetah Rudi, kandidat për deptutet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka marrë votat e mjaftueshme nga zgjedhjet e 6 tetorit, vota këto që i sigurojnë ulëse në Kuvend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat