Kush po ia bën argatin lakmisë serbe për ndarje e për zhdukje të Kosovës?

Politika

Kush po ia bën argatin lakmisë serbe për ndarje e për zhdukje të Kosovës?

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 29 janar 2020 Në ora: 11:52
Ilustrim

Vitet 2018-2019 u përshkuan me lajme të shumta rreth idesë për ndryshimin e kufijve, përkatësisht ndarjes së Kosovës. Ndërsa, tani që jemi në fillim të vitit 2020, në opinion është duke u diskutuar çështja se kush i dha shtytje kësaj ideje, e cila u konsideruar mjaft e dëmshme për shtetin e Kosovës.

Së fundi, në një nga televizionet shqiptare u zhvillua një debat i ashpër ndërmjet kryeministrit të Kosovës në detyrë, Ramush Haradinaj dhe gazetarit Baton Haxhiu, pikërisht lidhur me atë se kush ishte ideator i kësaj ideje.  

Bazuar në këtë, me të drejt shtohet pyetja e se a kishte me të vërtetë një plan për ndarjen e Kosovës dhe a është shuar ky plan përfundimisht?

Analistët politik thonë se, opsionit për tendencë të ndarjes së Kosovës mbi baza etnike, është e vërtetë së i janë bashkangjitur edhe Thaçi, Rama dhe ndihmëtari i tyre Baton Haxhiu.

Ata theksojnë Serbia kurrë nuk ka dhënë gjë, prandaj do të ishte iluzore të mendohej së në shkëmbim me Veriun e vendit, Kosova do të fitonte Kosovën Lindore , ose ndonjë vendbanim të pa rëndësishëm.

Mulliqi: Apetitet e Serbisë për ndarjen e Kosovës, u shtuan më formimin e " Zajdnicës" më kompetenca ekzekutive

Image
Skender Mulliqi

Analisti politik Skender Mulliqi, ka thënë se ata kanë hartuar elaborate të ndryshme në dëm të Kosovës, madje sipas tij, opsioni i ndarjes së Kosovës është një histori bukur e gjatë, madje këtë gjë e ka theksuar shumë herë Dobrica Qosiqi.

“Thënë shkurt njëri ndër planet serbe ka qenë dhe është ende ndarja apo shkëmbimi i territoreve. Synim i Serbisë është veriu i Mitrovicës, ku gjenden pasuri të mëdha nëntokësore. Edhe luftën e kanë bërë për të futur nën juridiksionin e vet pjesën e veriut më shumicë serbe. Apetitet e Serbisë për ndarjen e Kosovës, u shtuan më formimin e "Zajdnicës" më kompetenca ekzekutive, dhe më kthimin e minoritetit serbë, duke u bërë shumicë, e dihet së fill pas përfundimit të luftës, pak kishin mbetur aty. Tash duke i shikuar këto rrethana të elementit etnik, dhe deklaratat e vazhdueshme të kreut të Serbisë, e më i zëshmi në këtë drejtim ka qenë Boris Tadiq, i cili kishte kërkuar 15 përqindëshin e territorit të Kosovës. Opsionit për tendencë të ndarjes së Kosovës, mbi baza etnike është e vërtetë së ju kanë bashkangjitur edhe Thaçi, Rama dhe ndihmëtari i tyre Baton Haxhiu. Janë të sakta deklaratat e kryeministrit në dorëheqje, Ramush Hardinaj, se ka ekzistuar një tendencë e tillë aq e përfolur ne opinion e këtij trinomi politike për shkëmbimi territoresh më Serbinë”, ka thënë analisti politik Skender Mulliqi.

Ai ka shtuar se edhe dorëheqja e Boltonit dhe disa zyrtarëve të tjerë amerikanë mund të lidhën , me temën e ndarjes së Kosovës, të cilën e kundërshtoi fuqishëm Gjermania e Merkelit.

“Opsionin e shkëmbimit të territoreve e kundërshtoi edhe Haradinaj. Dihet historikisht se Serbia grabiti territore shqiptare duke bërë spastrime etnike nga Nishi, Toplica etj më shumicë shqiptare, duke e zgjeruar shumë fish territorin e saj. Serbia kurrë nuk ka dhënë gjë, prandaj do të ishte iluzore të mendohej së në shkëmbim më Veriun e vendit, Kosova do të fitonte Kosovën Lindore , ose ndonjë vendbanim të pa rëndësishëm. Me duket së ende , nuk ka kaluar krejt rreziku , por tash do te jetë më vështirë e realizueshme, kur dihet së hapjen e kutisë së Pendores, e kundërshton Evropa në krye më Gjermaninë, por vështirë do ta përkrahë edhe administrata e Trampit, së janë afër zgjedhjet në Amerikë, dhe shumë çka tjetër e interesit strategjik në Ballkan. Padia që Rama ja bëri Haradindajt, është shumë e dëmshme politikisht, e cila ka ndikuar keq në situatën politike në Kosovë dhe Shqipëri, dhe në përçarjen e spektrit politik e më gjerë. Kjo mund ti shërben më së miri çetnikut Vuçiq dhe Serbisë më apetitet të pashuara për pushtimin e territoreve shqiptare, madje duke kërkuar daljen edhe në bregdetin shqiptar së bashkë më Rusinë e Putinit”, ka thënë analisti politik Skender Mulliqi

Shahu: Vështirë ti dhembë Kosova, Batonëve më shumë se i dhemb Ramushit

Image
Rexhep Shahu

Analisti Rexhep Shahu, ka thënë se Ramushi i fitoi këto biseda e debate në tavolina me gjithë gazetarin e tipit Baton apo gazetarët zhurmues të Tiranës që Kosovën e dinë si një katund diku nga Puka apo Tropoja dhe nuk e njohin as duan ta njohin shtetin vital të Kosovës, siç nuk e ka njohur as dashur Kosovën Partia komuniste e Shqipërisë.

“Unë nuk mundem të dyshojë ose të mos besoj Ramush Haradinajn para shumëkujt kur vjen puna për çështjen kombëtare, për Kosovën sepse nëse Batoni ka derdhë lot për Kosovën dhe është fshehë skutave, Ramushi ka derdhe gjak për Kosovën dhe ka dalë në luftë, në ballë të luftës. Po mundem të them sa flasim për luftën e kohën e luftës, jo për pasluftën, se Ramush Haradinaj është komandanti me komandant i luftës, ndërsa nuk e di çfarë komandanti ka qenë në paqe. Vështirë ti dhemb Kosova Batonave më shumë se i dhemb Ramushit. Ndërsa planet për ndarje e për zhdukje të Kosovës kanë qenë e do të jenë gjatë sa lakmia serbe”, ka thënë analisti politik Rexhep Shahu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat