Plani specifik i ish komandantit të UÇK-së për ushtrinë obligative

Politika

Plani specifik i ish komandantit të UÇK-së për ushtrinë obligative

Nga: A.M. Më: 11 shkurt 2020 Në ora: 19:37
Hafir Hoxha

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hafir Hoxha, shprehet se i vjen mirë që më në fund u aktualizua zyrtarisht çështja e shërbimit ushtarak nga institucionet e Republikës së Kosovës.

Për më tepër, ai ka shpjeguar ecurinë ushtarake të shtetaseve të Kosovës, duke përmendur Ushtrinë Çlirimtarë të Kosovës, Trupat Mbrojtëse të Kosovës, deri tek Forca e Sigurisë së Kosovës.

Po ashtu edhe ka thënë se kur ishteushtarak në Ushtrinë Sllovene vitin 1991-1992 ka përpiluar elaborat për ti formuarnjësite të mbrojtjes territoriale në Kosovë, të cilat i ka dërguar tek udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjithashtu, ai ka theksuar se ka folur me ish ministrin, Rustem Berisha si dhe me ministrin e ri Anton Qunin që vendi të ketë sistem të trajnimit dhe të aftësimit te rinisë tonë për raste emergjente dhe si ushtri rezerve.

Për me tepër, Hoxha ka përpiluar një plan se si duhet që të zhvilloj trajnimet më mënyrën se si duhet të bëhet aftësimi ushtarak në Kosovë.

“Rregullisht kam propozuar që të kemi sistem të trajnimit dhe të aftësimit te rinisë tonë për raste emergjente dhe si ushtri rezerve. Në Vitin 2019 kam biseduar edhe me ministrin Rrustem Berisha, po ashtu edhe me ministrin e tanishëm z. Anton Qunin që dytë i kam kolegë dhe bashkëluftëtarë nga UÇK, dhe me shume liderët të tjerë edhe të VV- së ne duhet te kemi një sistem, një model për t`i aftësuar rininë tonë dhe jap pikat ose modelin të cilin unë e paramendoj që ta kemi: Si do të dukej aftësimi, shërbimi ushtarak në Kosovë: 1. Duhet të kemi obligim të shërbejmë shtetin në afat kohorë prej tre muajve në tri etapa në afat kohorë prej 5 viteve. 2. Obligimin mundemi ta bëjmë në: a. Ushtrinë e Kosovës b. Në strukturat e Mbrojtjes Civile dhe Gatishmërisë Emergjente 3. Kush ku do të shërben varet prej nevojës së shtetit, prej aftësive psikofizike dhe prej gatishmërish profesionale të qytetarit dhe dëshirës së tij. pra mundemi të bisedojmë me qytetarin, ka thënë Hoxha.

Ai ka treguar se në çfarë forme e paramendon shërbimin ushtarak, në bazë të rrethanave në të cilat gjendemi si shtet , buxhetin dhe faktorin e brendshëm dhe të jashtëm politik.

Image
Hafir Hoxha

“Ushtria: - Shërbimi 3 x1 muaj në afat kohorë prej 5 viteve, Shërbimi ushtarak bëhet në kazermat ekzistuese të FSK-së trajnohet , stërvitet nga stafi ekzistues profesional i FSK-së , ushtarët do të qëndrojnë tërë kohen në kazerme vetëm javën e parë të shërbimit, në fund të javës jepet betimi dhe pastaj tri javët tjera të muajit të parë dhe dy muajt të tjerë me vone ushtarët flenë në shtëpitë e tyre kurse në kazermë qëndrojnë gjatë orarit të punës nga ora 7.00h deri ne ora 17.00 h, pos natës kur do të jenë në detyrë roje dhe do te shërbejnë më së afërmi vendbanimit të tyre - Muaji i parë të aftësohen ushtarët me njohuri teorike dhe praktike për sistemin e mbrojtjes, ushtrinë dhe strukturat të tjera mbrojtëse, njohurit me armatimin që posedojmë, bartja e uniformes dhe rregullat ushtarake. Rreshtimet, lëndët taktike dhe operative, tani mos të lëshohem në plan program detal që do të bëhet me kohë. - Gjatë këtij muaji do jen ligjërimet dhe aftësitë gjenerale, të përgjithshme , unike për të gjithë pjesëtarët e ushtresë. - MUAJI I DYTË në muajin e dyte do të ftohen pjesëtarët e ushtresë të profilizuar dhe të caktuar në gjini ushtarake, këto do të vërehen dhe të profilizohen gjatë muajit të parë të shërbimit , pra do të aftësohen dhe trajnohen për gjini ushtarake për këmbësori, artiljeri, tenkiste, intedante, mbrojtje kundërajrore, inxhinieri, vëzhgues, polic ushtarak, dhe ato gjini qe gjinden në FSK. - Muaji i tretë do të jetë muaj ku ushtarët do të kyçen në ushtrime dhe aktivitete të ndryshme në bazë të planit dhe programit duke filluar në aksione në komunat ku ata shërbejnë ti ndihmojnë edhe strukturat e Mbrojtjes Civile, të pyllëzojnë hapësirat publike, dhe të shërbejnë ne strukturat e gjinive te tyre ushtarake me pune gjatë orarit të punës. Do të ndihmojnë në fabrika, atelie ushtarake, në ferma , kopshte e toka ku punohet për të kultivuar ushtrie ushqim dhe pajisje të tjera për nevoja të saja. - Intervali kohorë mes tre muajve përcaktohet me plan të veçantë të ushtrisë dhe përgatitjeve paraprake. - Stafi interesant dhe karakteristik që është i nevojshëm për të shërbyer si staf civil në ushtri mundet ti bëhet kontrata e punës dhe të jetë staf aktivë shërbim të ushtresë si janë p.sh: mjeket, mekanikët , kuzhinjerët, rrobaqepsit, bujqtë, vozitësit, gjeodetët, topografët etj”, ëshë shprehur ai.

Kështu sipas tij, me përfundimin e muajit të tretë do t`i kemi rininë të aftësuar, të seleksionuar dhe të vendosur në vendin e duhur ku do të jenë staf rezervë. 

“Do të bartin uniformë dhe armatim gjatë shërbimit të tyre kurse në shtëpi munden të udhëtojnë në uniforme apo tesha civile varet si do te vendoset me ligje. - Për t`i zvogëluar shpenzimet Ushtria e Kosovës duhet të bënë projekte qe të prodhon dhe kultivon ushqim për stafin e sajë, pajisjet me teknike për riparimin dhe mirëmbajtjen e të gjitha automjeteve te shtetit duke filluar nga qeveria, ministritë, komunat, zjarrfikësit, arsimi, mjekësia, pylltarie etj etj që në atë qendër pra të kenë staf civil profesional për mekanikë dhe te krijohen te hyrat buxhetore nga ministrit të tjera dhe te shmangen keqpërdorimet e kësaj lami që ndodhuni tani. Ky projekt propozojë të fillon si prototip me nga tre togje ( nga 100 ushtarë) në secilën ZO të FSK-së që brenda një viti tri togjet të shërbejnë shërbimin në tersi 3x1 muaj , pra nga një togë të jetë aktivë në secilën zonë , ku gjatë kësaj pune bëhen planet, analizohen metodat e punës, projektet, kërkesat, buxheti , pajisjet për të përgatit ligjin dhe projektin final”, ka përfunduar Hafr Hoxha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat