Sa janë shanset që të kemi liberalizim të vizave këtë vit?

Politika

Sa janë shanset që të kemi liberalizim të vizave këtë vit?

Nga: G.B Më: 19 shkurt 2020 Në ora: 18:38
Ilustrim

Data e afate kohore janë dhënë vazhdimisht për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, por liberalizimi ende nuk është bërë.

BE ka përmendur kushtet që nuk janë përmbushur nga Kosova.

Por, sa ka shanse që të kemi liberalizim të vizave këtë vit?

Image
Taulant Kryeziu

Zëvendësministri i Integrimeve, Taulant Kryeziu, ka thënë për gazetën “Bota sot” se duhet bërë detyrat e shtëpisë dhe të mos jepen data për liberalizimin e vizave.

“Taulant Kryeziu: Është e pamundur të japim një datë. Të them të drejtën edhe nuk jam fans i datave. Konsideroj se ne duhet të bëjmë detyrat e shtëpisë. Është e qartë se disa shtetet anëtare nuk mendojnë se ne i kemi përfunduar detyrat e shtëpisë, me theks të veçantë në mungesën e rezultateve në luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar”, është shprehur ai.

Kryeziu ka thënë se është optimist që gjërat do lëvizin në drejtimin e duhur, derisa këtë vit presidencën e BE-së do ta ketë Kroacia dhe Gjermania.

“Prandaj, që nga dita e parë e qeverisë jemi duke ndërtuar një mjedis politik i cili do të sigurojë ç’kapjen e sistemit të drejtësisë nga politika dhe do të sigurojë frymëmarrje të lirë të organeve ligj-zbatuese në luftimin e kriminalitetit në vendin tonë. Gjatë këtij viti Presidencën e BE-së do ta këtë Kroacia dhe Gjermania. Duke njohur miqësinë e madhe që shteti i Kosovës gëzon me këto dy vende, unë jam optimist që gjërat do lëvizin në drejtimin e duhur”, ka deklaruar Taulant Kryeziu për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat