Lepaja: Shkarkimet e arsyeshme, nga emërimet do të shihen synimet e qeverisë

Politika

Lepaja: Shkarkimet e arsyeshme, nga emërimet do të shihen synimet e qeverisë

Nga: G.B Më: 21 shkurt 2020 Në ora: 14:58
Qeveria e Kosovës

Bordi i Telekomit dhe sekretarët e ministrive janë shkarkuar të martën nga kryeministri Albin Kurti.

Përpos tyre, 14 konsuj janë shkarkuar të enjten nga ministri i jashtëm, Glauk Konjufca.

Lidhur me këto shkarkime, ku shumë prej të punësuarve ishin të afërt me njerëz që kanë qenë në pushtet, njohësi i çështjeve politike Fadil Lepaja, ka deklaruar se shkarkimet nuk janë kozmetike por janë bërë për shkak të performancës së dobët apo për dyshimet për keqpërdorime dhe lidhjet familjare dhe janë kompetencë e Qeverisë.

Image
Fadil Lepaja

“Ndërhyrjet, pra shkarkimet nuk janë kozmetike, por të gjitha kanë të bëjnë me nivelet e vendimmarrjes strategjike, ose me personat përgjegjës për ekzekutimin e këtyre vendimeve. Baza e këtyre shkarkimeve është deklaruar të jetë performanca e dobët, humbjet apo dyshimet serioze për keqpërdorime. Këto ndryshime janë në kompetencë të qeverisë dhe brenda mandatit që ajo e mori nga parlamenti për të bërë ndryshimet e premtuara në fushatë. Gjithashtu, një nga motivet e këtyre ndryshimeve , shkarkimeve është edhe emërimi i tyre me bazë partiake apo lidhje familjare”, është shprehur ai.

Sipas Lepajës, duket se ka vullnet për ndryshime por do të shihet nga emërimet se a po synohen ndryshime në qeverisje apo vetëm ndërrim i administratës dhe që deri tani nuk duhet se ka energji negative të hakmarrjes.

“Në këtë pak kohë prej se kanë ardhur në krye të ministrive, duket se ka një vullnet dhe një angazhim për ndryshime, dhe tani për tani nuk duket të jenë të motivuara nga interesa partiake apo korruptive, por sidoqoftë nga emërimet që do të pasojnë do të shihet se a po synohen ndryshime në qeverisje apo vetëm ndërrim i administratës. Deri tani nuk duket se ka energji negative të hakmarrjes, por ndërhyrjet duken të motivuara për të konsoliduar kompanitë dhe institucionet, pas një krize në të cilën kishin hyrë si pasojë e vendimmarrjes joadekuate”, ka deklaruar Fadil Lepaja për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat