Urgjentisht, LDK dhe LVV të iniciojnë shkarkimin e Hashim Thaçit

Politika

Urgjentisht, LDK dhe LVV të iniciojnë shkarkimin e Hashim Thaçit

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 24 shkurt 2020 Në ora: 15:59
Foto ilustrim nga "Bota sot"

Në vazhdën e përpjekjeve të tija për të marrë rolin e prijës, presidenti Hashim Thaçi vazhdon të luaj rolin e “babait të kombit”. Mungesa e këçyrjes së vetës në pasqyrë vazhdon të gënjej mendjen se është më i miri, pa të cilina Kosova dhe as miqtë tanë ndërkombëtarë nuk mund të bëjnë asnjë hap tutje lidhur. Edhe pse të gjithë e njohim kush është Hashimi, ky i fundit vazhdon të gënjehet. Së fundi, postoi një foto me dr. Rugovën në Rambujë në përkujtim të 21 vjetorit të saj. Aty Thaçi bënte thirrje për unitet.

Nëse Thaçi do të ishte vërtetë figurë uniteti, natyrisht se edhe pozita e tij e obligon në një veprim të tillë. Por të kujtojmë pak se njeriu që bën thirrje për unitet, në fakt është përçarësi më i madh që ka njohur politika e Kosovës. Qysh në kohën e luftës Thaçi bënte thirrje për të arrestuar dr. Rugovën.

Postimi i fotos me dr. Rugovën është hipokrizi e madhe, duke ditur se dr. Rugova ishte ai që është shpallur tradhtar nga njerëz të vet Presidentit të sotëm Hashim Thaçit dhe në ditën kur ndërroi jetë shokët e Thaçit, ndoshta edhe bashkë me të kanë festuar.

Sikur mos ta njihnim kush është presidenti i sotëm i Kosovës, edhe mund të merrnim seriozisht. Sikur nuk i mjaftoi skandali me Xhamjkën, për të cilën nuk u skuq fare pas njoftimit pikërisht nga Hashim Thaçi, që më vonë u mundua të barte përgjegjësinë te dikush tjetër.

Duke pasur parasysh se kush është ulur sot në zyre të presidentit, njeriu që ishte përçarësi më i madh gjatë luftës, dhe pas saj duke bërë thirrje “mos votoni atë që u përfaqua me Millosheviqin”, dhe deri tek ardhja në pushtet përmes bandave, pastaj gjatë qeverisjes së tij degradimi në shëndetësi, arsim dhe kapje të ekonomisë etj. Për të vazhduar pastaj me skandalet e mëdha gjatë kohës sapo vazhdon ende të jetë president, dhe kulimi të gjithave tentative e tij për të copëtuar vendin , janë të tepërta që jo vetëm për të larguar nga posti që mban. Ky njeri që ka patur vetëm hallin e tij dhe asnjëherë të Kosovës, vazhdon të mbetet figura më përçarëse që ka njohur Kosova. Në vazhdën e ndryshimeve që po bën qeveria e re, duke shkarkuar të gjitha që kanë të bëjnë më të kaluarën, me kapjen e shteti, është e domosdoshme që koalicioni VV-LDK të inicioj shkarkimin e Hashim Thaçit. Mbase Vuqiç dhe Rama do të mërzitën me një veprim të tillë, por qeveria e re ka ardhur për të mbrojtur interesat e qytetarit dhe mbi të gjitha të Kosovës. Me Thaçin president, në një kohë kur pritet të përmbyllet përfundimisht çështja e Kosovës, rreziku që presidenti aktual paraqet është mjaft i madh. Duke pasur parasysh se fati i tij kalon nëpër Beograd, mundësia për të bërë marrëveshje komprementuese ndaj Kosovës janë të mëdha. Në emër të ruajtjes së shteti, të eliminimit të rrezikut, hapi i parë është shkarkimi i Thaçit. S`ka pse të pritet derisa t’i skadojë mandate, deri atëherë mund të bëjë pazare të dëmshme. Njeriu që erdhi në krye të postit të presidentit me pazare, me një ushtri të tërë jashtë kuvendit, dhe me shatnazhe ndaj deputetëve, nuk meritoj asnjë ditë më shumë të qëndroj në postin e presidentit. Kur kujton se në atë pozitë dikur ishte Ibrahim Rugova dhe sot Hashim Thaçi e kupton menjëherë se dallimi është si dita me natë. Si Rugova nuk mund të bëhet, dhe as që i kërkoj një gjë të tillë të pamundur. Duke njohur Thaçin çdo gjë është e mundur, andaj të shkarkohet për të mirën e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat